>
LETERSISHQIP

Lamtumirë Djalëris

Sa inat më vjen me veten,
nuk jam më si më par,
energjitë po më shteren,
më pak punë, e me shum fjalë.

Ja që mosha bën të sajën,
s'jam çapkën i rinisë,
burrëria ka kap majën,
lamtumirë djalërisë.

Vitet mbartur përmbi supe,
kanë filluar t'më rëndojnë,
ëndrrat janë "specie" në zhdukje,
dhe pse s'dua ta pranojë.

Tashmë s'jam duke u ngjitur,
kam arritur lart në majë,
do filloj për të zbritur,
tatëpjetën dalngadal.

E kam ngrënë gjysmën e vaktit,
që fati me kish servirur,
tashm i mëshoj faktit,
se m'ka mbetur gjysma e hidhur.

Brenda shpirtit jam i ri,
si në zemër dhe mendime,
se njoh plakjen në dashuri,
i kujdeshëm në gabime.
Tiranë 21.01.2019