TEKSTESHQIP
Shkodra Elektronike - Synin Si Qershia
Shkodra Elektronike
Synin Si Qershia

Produksionin audio e punoi në studio vetë Shkodra Elektronike. Siç është bërë tashmë traditë, ky projekt artistik u lansua tanimë para ekraneve tona i plotësuar nga sfera vizuale edhe me anë të një videoklipi, i cili është publikuar online më 22 Tetor 2020 dhe menjëherë pas publikimit komentet ishin të shumta.
Teksti :: Song Lyrics
Mbi Shkodrën tonë, burojnë agime t’reja
Me lule vile plot me drandofille
Kullojnë si mjalta kang’t plot dritherim
E n’ftyrën tande, vashë lulzon pranvera.

Ref.:
Synin si qershia
Flakë ç'e ndeze djalin.
Buzën n’gaz e bane
Pesh’ ia çove mallin.

Kullojnë si mjalta kang’t plot dritherim
E n’ftyrën tande, vashë lulzon pranvera.

Ref.:
Synin si qershia
Flakë ç'e ndeze djalin.
Buzën n’gaz e bane
Pesh’ ia çove mallin.

VIDEOKLIPE

Komente 0