TEKSTESHQIP
sy

Këngë me tag "#sy"


Albume me tag "#sy"



REZULTATET E KËRKIMIT:


sy,-ri

Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor

  1. emër i gjinisë mashkullore, numri shumës
    sy,-ri -(të)
    • organi i të parit te njeriu dhe te kafshët: me sy të zinj; me sy të skuqur (të përlotur, të përgjumur); kapakët e syve; kokërdhoku i syrit; bebja (drita) e syrit; mjeku i syve; hap (mbyll) sytë; më lotojnë (më djegin) sytë; m’u njomën sytë m’u mbushën sytë me lot; i mbushi sytë (me lot) është gati për të qarë, u rrëmbush; i kanë zënë (i kanë vënë) syrë perde; i bëjnë sytë tre e tre nuk sheh mirë, i merren sytë; m’u bënë sytë ujë m’u lodhën shumë sytë (kur lexoj gjatë e pa pushim); ia bëj me sy (dikujt) i shkel syrin; marr një sy gjumë fle pak; s’mbylla sy s’fjeta fare; më bënë sytë ashtu m’u duk, m’u bë sikur...; i shkel (i luaj) syrin dikujt i bëj shenjë me sy që t’i jap të kuptojë diçka (pa e vënë re të tjerët); (e ruaj) e dua si sytë e ballit (si dritën e syve, si syrin e vetëm) e kam si gjënë më të shtrenjtë; nuk i dal në sy (dikujt) nuk guxoj të takohem me të; qesh me sy e qan me zemër nuk e shfaq para të tjerëve hidhërimin a mërzinë e vet; korbit (sorra sorrës) s’ia nxjerr sytë (fj. u.) i ligu nuk i bën keq të ligut; më dolën sytë u lodha shumë nga leximi, nga qëndisja etj.; i dolën sytë (jashtë, përjashta nga vendi) i kërcyen sytë përjashta, i zgurdulloi sytë (nga frika, habia etj.); u zgurdullua fort (nga tmerri, zemërimi etj.); flet me sy e me vetulla i lëviz shumë sytë e vetullat kur flet; sa hap (sa çel) e mbyll sytë shumë shpejt, në çast; e hëngri me sy e shikoi me ngulm a me vëmendje të madhe dikë a diçka që e dëshironte shumë, e përpiu me sy; e ; hiqmu (shporrmu) sysh! largohu nga unë e mos më dil përpara!; më iku nga sytë u largua pa u vënë re, iku tinëz; më shpëtoi pa e vënë re (një gabim, një e metë etj.); sytë në i kam shoh, e kam kujdes vetë; i hap sytë mirë; pafsh (pafsha) sytë e ballit! (bet.) për gjënë më të shtrenjtë që kam, për sytë e ballit!; e ka syrin pishë (kokërr) sheh shumë mirë e shumë larg; është syhapët; nuk i trembet syri, është guximtar; është ballëhapur; kur të kruash syrin me bërryl kurrë, asnjëherë; nuk e lëshon nga sytë nuk i ndan sytë, nuk ia heq vështrimin; më mirë të të dalë syri sesa (fj. u.) emri i keq që përhapet për dikë, i sjell shumë pasoja të këqija; e përpiu me sy ia nguli fort sytë me ; mos të qaftë syri kurrë! (ur.) qofsh gjithnjë i lumtur!, mos të rënçin fatkeqësi!; për sytë e ballit (për këta sy që kam në )! (bet.) për gjënë më të shtrenjtë që kam!, për fjalën e nderit!; për sytë e bukur (të dikujt) (iron.) vetëm sa për t’i bërë qejfin dikujt; për të dikujt; në sy të botës para të gjithëve, haptas, botërisht; mos ia pafsha sytë! nuk dua të të bëj me dikë; s’sheh syri, sheh mendja thuhet kur nuk e vëmë re dikë a diçka; e pashë me sytë e mi (me sytë e ballit) jam dëshmitar; shih me sy e plas me zemër (shih me sy e s’është për ty) thuhet kur diçka e dëshirojmë shumë, por nuk mund ta kemi; nuk e shoh dot me sy (s’dua t’ia shoh sytë) e kam marrë shumë inat dikë; më ngjall , s’e duroj dot; ç’i sheh (ç’i zë) syri, ia bën (ia zë) dora është mjeshtër për çdo punë, i vjen ndoresh për çdo gjë.
    • diçka e ngjashme nga trajta, nga funksioni etj. me këtë organ: sy xhami (i vënë) gjysmërruzull prej qelqi, që vihet në gropën e syrit që mungon; sy magjik vrimë e vogël në derë për të parë jashtë; syri i radios e vogël për të kontrolluar valët në stacione; syri i çorapes ; syri i litarit në litar; syri i këmbës e këmbës; syri i gjurit e gjurit; syri i pistonit vrimë në piston; syri i diellit rruzulli i diellit; sy i kaltër i vogël me ujë të kaltër.
      Shiko gjithashtu: , , , , ,
    • të parët si aftësi e këtij organi dhe e njeriut: ka sy të fortë (të dobët); humbi sytë; e kanë lënë sytë mezi sheh, është verbuar; i merren sytë i është turbulluar shikimi; e ka syrin pishë (kokërr) sheh shumë mirë e shumë larg; është syhapët, është guximtar; është ballëhapur; e ka syrin pushkë (shigjetë) sheh shumë mirë e shumë larg; është symprehtë, e ka syrin xixë (i ka sytë xixë) shikon shumë mirë, ka sy të mprehtë; është trim; iu errën (iu shuan) sytë (euf.) vdiq; i perëndoi sytë (euf.) vdiq, mbaroi; m’u veshën sytë nuk shoh mirë; ku i ke sytë? nuk shikon ç’po bën?; syri i keq (i ) sy i një njeriu që ka aftësinë për t’i bërë keq dikujt ose për t’i parandjellë një të keqe vetëm duke e parë; pasojë që i mbetet dikujt nga shikimi i një njeriu të tillë; ka sy të keq (të ) ka aftësinë për të marrë ; prishi syrin e keq (e ) e yshti dikë gjoja për ta shëruar nga ndonjë sëmundje, i bëri magji për syrin e keq; syri plot e dora thatë edhe pse çfarë sheh është me shumicë, nuk ke mundësi të marrësh asgjë.
      Shiko gjithashtu: , , ,
    • shikim, vështrim (edhe në njësi ): me sy të qeshur (të egërsuar); hodhi sytë (diku); i largoi (i hoqi) sytë; i hodhi një sy (diçkaje) e lexoi shpejt e shpejt; i ndali sytë (te dikush a te diçka); ia qepi sytë (dikujt a diçkaje) ia nguli mirë sytë; më iku nga sytë; ngado që të kthesh sytë; deri ku të arrin syri larg sa mund të shohësh; tej në ; sa të ha syri aq larg sa arrin të shikosh; kthej sytë (nga dikush a nga diçka) nis t’i kushtoj vëmendje të posaçme dikujt a diçkaje; kërkoj ndihmë, i vë shpresat te dikush a te diçka; i mbeti syri (te dikush a te diçka) i pëlqen shumë e nuk ia ndan vështrimin; mprehu sytë u përpoq të shihte edhe më mirë; mprehu shikimin; nuk ia ndan (nuk ia , nuk ia heq) sytë e shikon vazhdimisht e me ngulm; më shkon (më vete) syri (te dikush a te diçka) e shoh rastësisht; kam dëshirë ta a ta marr diçka; e shoh me një sy tjetër e gjykoj ndryshe nga sa e gjykoja më parë, e vlerësoj ndryshe; ma zyri syri e pashë rastësisht diku.
      Shiko gjithashtu: , , ,
  2. kuptim i figurshëm
    • mënyra si e vështrojmë a si e vlerësojmë dikë ose diçka; i vështrimit: në sytë (e dikujt) sipas vlerësimit a gjykimit të dikujt; me syrin e mjeshtrit (e mjekut); e ka (e sheh, e shikon, e vështron) me sy të shtrembër (të keq, të ) nuk e vlerëson drejt; nuk e pëlqen; përpiqet ta pengojë; nuk i do të mirën.
      Shiko gjithashtu: ,
    • syhaptësi, ; mbikëqyrje: sy i ; syri i popullit.
      Shiko gjithashtu: ,
    • vend prej nga duket mirë hapësira përreth; mes: në një sy mali; në sy të ditës në mes të ditës.
  3. kuptim i figurshëm, numri shumës, i ligjërimit bisedor
    • edhe fytyra, faqet: lau sytë; ia bëri sytë (gacë) (dikujt) i ra fort në fytyrë me ; ia shkrepi syve i ra fort në fytyrë me ; në sy të botës përpara të gjithëve, faqeza të tjerëve; haptas, botërisht; ia plasi ndër sy ia tha troç e me guxim, ia përplasi në fytyrë; ta thotë në sy flet hapur, është i çiltër.
  4. i ligjërimit bisedor