>
LETERSISHQIP

Trim O Skenderbe

Trim o
Skenderbe,
I lum'vendi
Ku ke le.

E lume nëna
Që të rriti,
Një trim si ti
Populli e Priti.

Ushtar erdhe,
Shkove fëmij'
Ty te thërriste
Mema Shqiperi

Amanet ta
La babai,
Shqiperis t'i
Ndalej vaji.

Tokat tona
Mos gjëmonin,
Nënat tona
Mos lotonin.

S'harrove gjuhen,
S'harrove gjakun,
Turqve te zinjë
Ja nxorre hakun.