>
BIOSHQIP
Biografia
Shkumbin Nebihu i lindur në Ferizaj, përfundoi shkollën e mesme dhe të ulët të muzikës në Ferizaj, në shkollën "Çesk Zadeja". Kerrierën e muzikës live e filloi në vitin 2003 kur ishte instrumentalist i grupit të njohur "Xhevahirët" nga Prishtina dhe ne vitin 2007 fillon bashkpunimin me këngëtarin e njohur Labinot Tahiri ku tash është edhe instrumatalisti kryesor i tij, ku njëkohësisht filloi të merret edhe me kompozim në studio ku fillimisht punonte këngë vetëm për Labin, e tash e 3 vite punon këngë për gjithë estradën shqiptare edhe kohën e fundit është duke punuar këngë me shumë artistë të njohur dhe do të jenë të gjitha llojet muzikës
RNB, hip hop, house, pop folk, popullore etj. Për suksesin e tij të arritur Shkumbini i falenderohet zotit dhe familjes për përkrahjen e tyre të vazhdueshme që ata i japin.
Aktualisht Shkumbini punon në studion e tij të njohur në Ferizaj "Bini Records".

Më datë 1 Dhjetor 2020, Donjeta publikon videoklipin "Mos Fol Keq", në bashkëpunim me Bini Diez. Muzika e këngës u punua nga Bini Nebihu, ndërsa teksti u shkrua nga Fadil Topalli. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Bini Nebihu.

Më datë 8 Tetor 2021, Bini Nebihu publikon videoklipin "A M'ke Dashte". Muzika e këngës u punua nga Bini Nebihu, ndërsa teksti u shkrua nga Donjeta Morina. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Bini Nebihu.