TEKSTESHQIP
Shkurte Fejza - Besim Ndreca
Shkurte Fejza
Besim Ndreca

Teksti :: Song Lyrics
O o moj Kosove o mal me lavdi
Mushen kanget o me trimni
Me lavdi percjellun ne breza
O trim mbi trima aj Besim Ndreca

O pse ne dit te majit o ra stuhija
Zbret Besimi o nga malsia
Ku po shkon o moj shqipe malesh
O fluturon e pak spo ndalesh

O ka ra serbi o bisha e zez
Vret e pret o e flak o po ndez
Po vret gra e pleq e fmi
O kerkon armet o shpi per shpi

...

O po vijn bishat o tuj krekzue
Armet thon o me i dorzue
Fut Besimi alltin ne brez
Hajde shka se ty po te pres e

N'Dugagjin more jam qellue
S'kem zanat armet me i dorzue
Shkrepi ne zjarr alltia e djalit
I ra shkaut o ne lule te ballit

Shkijet tjer s'gjajn der me dal
Kambet e leta e faqa e bardh
S'kend kaloj me ket malsor
Se ta hipka hakun ne dore

Nderin ton kurr nuk e lam
Me na e marr kush neper kam
Per pa u shterr lumi e deti
Pa na marr vdekja me veti

...

Ne prag o te shpis o more pushoi trimi
Gjaku i tijna more rrodhi drinit
Erdhen dete nuk e lane
O erdhen verat more nuk e thane

Bora zemren po e ngrine
Vera vjen more nuk po e shkrine
Kange per ty do te kendojm o perjete
O historin mor trim e shkrove vete

Vepra jote Besim Ndreca
O s'do te harrohen more sa te jet jeta.

DËRGOI:
Komente 0