Shkurte Fejza
Dasma Partizane
Dasma Partizane
Kënga ka punuar si kompozitor vetë këngëtarja, ndërsa teksti është realizuar nga Ali Selmani.
Teksti :: Song Lyrics
1.
Ç'po bien daullet, atje lart në male?
Krushqit e lirisë kanë dasëm partizane (x2)
Dilni nëna, dilni, pritni këta dasmorë
Sa hije u paskan armët mbi krahënor (x2)
Ref.
Flamuri i kuq në ballë po iu prin
Si nuse mbi supe e sjellin lirinë (x2)
2.
Këputni lule o nëna, të thurrim kurorë
Po ju kthehen trimat, po vijnë fitimtarë (x2)
Plagët kuq nga gjaku, po ia hijeshojnë shtatin
se për këto ditë të bardha, ata e derdhën gjakun (x2)

Kontribuan:
- Publikimi: 01/12/1988
 - Ora: 00:00
 - Korrigjo tekstin
 - Përkthe tekstin
 - Dërgo akordet
 - Shtoje në playlist
 - Artist kryesor: 
 - Muzika: 
 - Teksti: 
Ali Selmani 
Komente 0