Zonjushë Eva më thuaj ta di
I ngjan ti legjendës, të ngjan ajo ty?!
Zonjushë Eva je magji, madhështi,
Ta ruajtën shekujt bukurinë,
Iluzion, pritje e gjatë,
Përpëlitje në vetmi,
Nga qielli zbrite lehtë,
E erdhe më zgjove ti,
Hej nuk munda të dalloj,
Ishe engjëll a njeri,
Ka në jetë shumë dashuri,
Për mua s'kish tjetër mbi ty,
Ja ti po vjen, kjo rrahje zemre ndryshon,
Një dritë hyjnore ti je!
Harroj ku ndodhem, habitem çudi,
Ëndërr ti mos më gënje!
E shoh është ajo,
Ujëvarë që rrjedh e përqafon,
Për flakët e pafaj,
Vështrim i ndezur që ledhaton,
Ndodhem në puthjen e saj,
Ndahem, ndoshta ishte një gabim,
Buzët afrohen përsëri,
Të dëgjojnë, të dëgjojnë dashurinë,
Jo nuk është një histori,
Vezullon ky imazh i gjallë,
Adhuroj në pafundësi!
Unë legjendën në duar e kam,
Askush jo nuk dyshon kur thua:
- Unë erdha e bukur siç jam,
Adhuroj dashurinë,
Unë legjendën në duar e kam...!
E shoh është ajo,
Ujëvarë që rrjedh e përqafon,
Për flakët e pafaj,
Vështrim i ndezur që ledhaton,
Ndodhem në puthjen e saj,
Ndahem ndoshta ishte një gabim,
Buzët afrohen përsëri,
Të dëgjojnë, të dëgjojnë dashurinë,
Jo nuk është një histori,
Vezullon ky imazh i gjallë,
Adhuroj në pafundësi!
Unë legjendën në duar e kam,
Askush jo nuk dyshon kur thua,
Unë erdha e bukur siç jam:
- Adhuroj dashurinë!
Unë legjendën në duar e kam...!
Shook - Legjenden Ne Duar E Kam Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Legjenden Ne Duar E Kam".
3. Video është e këngës "Legjenden Ne Duar E Kam", por nuk këndohet nga Shook.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.