>
BIOSHQIP
Biografia
Shota Baraliu eshte shume e lidhur me ekanin shqiptar, sepse është nje kengetare, aktore dhe top modele. Ne e kemi pare shum shpesh ne ekranin tone pasi qe ajo perveq kengeve shume te bukura qe na sjell ne televizion ajo ka marre pjese edhe si aktore ne nje nga serialet vendore me te shikuara te Kosoves, pikerisht tek seriali vendor: "Familja Moderne". Ajo nuk e le pas as aktrimin per te cilin kengetarja ka nje simpati shum te vecante dhe thote se nuk do ta nderronte me asnje profesion ne bote, duke mos e lene mbas aktrimin ajo poashtu merr pjese ne nje nga serialet vendore te cilat u zhvilluan ne Kosove pikerisht ne serialin: "Qyteti pa lumë ku luante rolin e nje vajze me emrin:"Diana". Thuhet se kengetarja ka rrezikuar humbjen e shikimit ne nje klinike zvicerane, ku kishte shkuar per depilim por fatmiresisht pati nje sherim te menjeheshem. Në vitin 2012, flitet se kjo kengetare ka nderruar nenshtetsein dhe eshte bere shqiptare si pasoje angazhimeve te shpeshta qe ka ne Shqiperi. Por kjo kengetare vazhdon te nxjerri ne treg kenge shume te bukura, videoklipe, foto etj, tanime ajo vazhdon me projektet e saja te reja duke i dhuruar publikut gjithmone kënaqësi. Ajo po ashtu ka nxjerre shume kenge dhe videoklipe shume te bukura te cilat jane shikuar shume nga publiku.

Më datë 3 Dhjetor 2009, Shota Baraliu publikon videoklipin "Adonisi". Muzika e këngës u punua nga Armend Regjepagiqi, teksti u shkrua nga Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Shota Baraliu u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 9 (2010), ku u shperblye me çmimin "Videoklpi me montazhin më të mirë" dhe Kënga Magjike 2009 (2009), ku kenga arriti deri ne gjysme finale, por nuk shkoi ne finale sepse nuk u votua nga konkurentet pjesmarres.

Në Dhjetor 2009, Shota Baraliu merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "E Zonja".

Më datë 15 Prill 2010, Shota Baraliu publikon videoklipin "Flm Per Sms". Me këtë këngë, Shota Baraliu merr pjesë në Top Fest 7 në vitin 2010.

Në Nëntor 2010, Shota Baraliu merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Pinky Man".

Më datë 9 Shtator 2010, Shota Baraliu publikon videoklipin "Call The Police". Videoklipi u prodhua nga Alexander Video.

Në Qershor 2012, Shota Baraliu merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 me këngën "Liar", në bashkëpunim me Kastro Zizo.

Më datë 13 Korrik 2013, Shota Baraliu publikon videoklipin "Une Vlej", në bashkëpunim me Genc Prelvukaj.

Më datë 23 Dhjetor 2022, BBVK publikojnë videoklipin "Bigu Jemi Ne". Pjesmarrës të kësaj kënge ishin: Stresi, Getinjo, Ana Kabashi, Shota Baraliu, Gjon Karrica, Gigiliola Haveriku, Mc Beka. Teksti u shkrua nga vetë Stresi, Getinjo, Ana Kabashi, Shota Baraliu, Gjon Karrica, Gigiliola Haveriku, Mc Beka. Produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.

KATEGORI: