Për Shpresën plot gojë mund të thuhet se është një nga vokalet më të mira që ka skena muzikore shqiptare dhe duket se ka vendosur që të bëj karrierën e saj dhe t’i përkushtohet gjithmonë muzikës por pa bërë shumë zhurmë. Zhurma më e madhe e saj është puna, të cilës i është përkushtuar dhe po e bën shumë mirë, jo vetëm në klipe, mbrëmje muzikore, por edhe në dasma. Shpresa është e shkolluar në muzikë dhe është femra e parë kosovare që ka studiuar instrumentin frymorë trombon.