TEKSTESHQIP
Biografia
Ka kryer Liceun Artistik "Tefta Tashko" Korçë, dega muzikë dhe më tej është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura si soliste mexosoprano me pedagoge Shpresa Nishani. Karriera e saj është shumë interesante, pasi me konkurse ajo mundi të hyjë në operat më të mira të Italisë dhe të Gjermanisë. Shumë shpejt do ta gjente veten në skenat e ndryshme të botës si në Itali, Portugali, Maltë, Spanjë, Belgjikë, Suedi, Norvegji, Odes (Rusi), Vankuver Kanada, Gjermani, Holandë, Angli etj..

Çmime:
-Vendi i parë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. Vendi I parë në konkursin Maria Kraja.
-Medalje me Urdhërin Nairn Frasheri për aktivitete me nivel të lartë Artistik.
-Çmimin e Parë në Konkursin Internacional të Operas Lirike në Sulmona (ltali)
-Medalje e Artë për karrieren "Foyer Des Artistes" Romë ( Qendër internacionale e Kulturës dhe Shkencave Sociale) e njohur nga Presidenza del Consiglio dei Ministeri Romë,Itali.
QENDRAINTERNACIONALE E KULTURES ARTIT- SHKENCES DHE AGAZHIMIT SOCIASL
ÇMIMI "FOYER 2002″ (EDICIONI I XXX)
NE UNIVERSITETTIN E AULA MAGNE " LA SAPIENZA", ROME
I jepet mexosopranos SHPRESA SPAHO

Pjesa më aktive e jetës:

Në Dhjetor 1975, Shpresa Spaho merr pjesë në Festivali I 14-Të Në Rtsh me këngën "Ku Bashkohet Drini Me Valbonën".

Në Dhjetor 1975, Shpresa Spaho merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën "Si Lule Ne Bjeshke".

Në Dhjetor 1977, Shpresa Spaho merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Gonxhe Ne Pemen E Lirise".

Viti 1998 Kthehet në Romë për motive familjare dhe fillon Aktivitetin Artistik.

Viti 1998-1999, Pedagoge e Teknika Vokale dhe Teknika e Frymëmarrjes në "Akademinë Romane", Via Germanico 99, Romë.

Viti 1999: Merr pjesë në filmin "Liberate i Pesci" Te Rregjizores Cristina Comencini në Rolin e Amnersis. Në Operen Aida G.Verdi në Leçe.

Viti 2000: Pedagoge e Teknika Vokale dhe Teknika e Frymëmarrjes në "Akademine "Recitare
Cantando" pranë Teatrit Brancaçio në Romë dhe në Civitaveçhia Itali.

Viti 2000: Emërohet Drejtoreshë Artistike në Associazione Muzikore C.A.M.J Via Adiga 27, Romë. Presidente Adele Stampanoni.
Komente 0