Vajza nga Tropoja, Shqipe Hysenaj, tashmë ka fituar vëmendjen e të gjithëve. Shqipe Hysenaj, e cila jeton në Zvicër bëri shumë bujë me pjesëmarrjen e saj në programin e njohjeve “Përputhen”. Vajza, e cila në jetën e saj merret me programet e fëmijëve parashkollorë, ka shfaqur një anë rebelizmi në emision. Por Shqipe Hysenaj është një nga vajzat që ka pasur shumë komente dhe reagime negative nga komentuesit në rrjetet sociale, dhe për këtë arsye, në një status të gjatë në “Instastory” ajo më parë shkruante: “Nuk jam një femër që ndërmarr me lehtësi një marrëdhënie”. “Unë kurrë nuk kam zgjedhur një person që ka hequr dorë nga përpjekja e parë. Mbase e kam ekzagjeruar në disa raste… kam mbyllur dyert e hyrjes duke i përplasur me pohime që nuk më pëlqenin”. “Unë di të jem e ëmbël dhe në të njëjtën kohë di të jem unë. Kam gërthitur mjaft, nuk mundem më, por kam qëndruar gjithmonë aty gjatë gjithë kohës pa lëvizur një hap. Ndoshta nuk jam ajo që një mashkull do të dëshironte përkrah tij. Unë nuk ndjek askënd, është e vërtetë, por di të qëndroj. Dhe pavarësisht gjithçkaje, nëse do të isha një burrë unë do të isha gruaja ime ideale!” – tha ajo.