TEKSTESHQIP

Shqipe Kastrati
Këngë Për Avni Rustemin
Lyrics

Avni trimit o nga Arb’ria,
N’mes t’Parisit i knoj alltia,
Nxurr dy pluma o flak’ për flak’,
Esat Pashën, Esat Pashën e shtriu n’tok’,
Nxurr dy pluma o flak’ për flak’,
Esat Pashën, Esat Pashën o e shtriu n’tok’.

Nuk ka gjyq o që ma shtin frikën,
Ja kam skuq o rrevoles grykën,
Besoj hakut o i kam dal,
Me dy pluma, me dy pluma ball’ për ball’,
Besoj hakut o i kam dal,
Me dy pluma, me dy pluma o ball’ për ball’.

Gjith’ Parisi asht’ ngrit në kam’,
Njerzit pysin o kush e vrau?
Kush e vrau o Pashën Esat?
Kush ja dha o, kush ja dha dy pluma n’shtat?
Kush e vrau o Pashën Esat?
Kush ja dha o, kush ja dha o dy pluma n’shtat?

Un’ e vrava. Un’ e vrava thot’ Avnija,
Dora t’lumt’ o tha shqiptaria,
Kush tradhton o atdheun e vet’,
E pret pushka, e pret pushka me fishek,
Kush tradhton o atdheun e vet’,
E pret pushka, e pret pushka o me fishek.

DËRGOI: