TEKSTESHQIP
Shqipe Kastrati - Ministrit Ne Londer
Shqipe Kastrati
Ministrit Ne Londer

Teksti :: Song Lyrics
Ministrit ne Londer shkun e i than
Isa Boletini vet ka ardh
mban alltin o e ksul te bardhe.

Duhet prit si esht zakoni
me kujdes ta kontrolloni
ju gjeneral o vet ta shoqeroni.

Hyni Isai me koken lart
pala xhamadanit i rrin hap
si shqiponja more me dy krahe.

Me kan than se je Trim mali
as kerkush armet sti nali
vec ne Evrope une do jem i pari.

Sa per rregulla i zbatova
njanen arm une e dorzova
por ket tjetren o prej brezit se nxorra.

Mos besofsh po ta kallzoj
te nente plumbat i mbane ne goj
Ismail Qemali vet more ma dhuroi.

Lordi plak mbeti pa mend
asnji fjale se foli vec ban me shenje
ulu mor shqiptaro o tbojna kuvend.

Nuk kam ardh ktu o zotni
ne pallat te Londres mu vra me ty
vec me t'than more se ka Shqiptarie.

Une kalova detin ktu me ardh
me ka cu populli Shqiptar
vec kraljive me jau thon o dy fjale.

Kush ka thon se s'ka Shqiptari
nuk degjon me vesh as s'sheh me sy
e korit o mor veten e tije.

Se Malsia asht ai dhe
ku ka lind ai Skenderbe
portes lart mor i ka vu re.

Detin ndoshta mun ta thani
edhe ndoshta shtjerret oqeani
o vendin tim more jo kurr o s'mun ta fali.

DËRGOI:
Komente 0