TEKSTESHQIP
Shyhrete Behluli
Halit Gashi

Teksti :: Song Lyrics
He-heu, Halit Gashi o hej ni djal’ i ri-e,
Hej ka marr’ rrugën o hej ka dal-o n’çarshi-e,
Heu Beqir Ag’s more hej mi thot’-o zotni-e,
Hej a s’ma gjan more hej ni tok’-o çifxhi-e?
Heu n’Vuçiterrn more hej s’po muj o po rri-e,
Hej ujt e keq more hej s’po muj o me pi-e,
Heu ta gjaj un’ more hej tha djal’ i ri-e,
Heu zgjidh ku t’dush more hej në dymëdhet shpi-e,
O sall n’ma dhash more hej motrën o Hajrie.

Ehe-he-heu, tu rrit jeta more zotni-e,
Heu s’ta kam hallin o për miqsi-e,
Po nuk ta due o për miqsi-e,
O nja tri net’ o me ta po rri-e.

Ehe-he-heu, masanej o ta kthej në shpi-e,
Heu Halit Gashi o asht ngushtu-e,
Po pushk’ me veti s’i ka qëllu-e,
O ka marr’ rrugën o shkue në shpi-e.

Ehe-he-heu, merr manxerr e ka marr’ alltin’-e
Hej fluturim o ka dal n’çarshi-e,
O paj po i vet’ o do dugojxhi-e,
O Beqir Aga ku rrin me shpi-e?

Ehe-hej, heu n’kafe t’vogël, paj qetash o ka hi-e,
Heu Halit Gashi mor n’kafe o ka hi-e,
Heu jungatjeta hej naj thot’ o zotni-e,
O piqnaj kafe heu mor’ kafexhi-e,
O Beqir Agës heu po piqja dy-e,
E kam zan’ sot o hej po mik-o të ri-e,
Hej mos u ngut o heu mor djal’ i ri-e,
O un’ kom lujt o mor pare o me ty-e,
He-heu, tu rrit jeta, o i ka than o zotni-e,
Heu fjalt’ e kqija paj nuk jan’ o mahi-e,
O i bjen manxerr e heu po bri o në bri-e,
O ja ka njeh o paj gjasht’ her’ o allti-e,
O t’koft’ përhajër hej motra Hajrie,
Heu s’ta ka shoqen paj në dymëdhet shpi-e,
Ehe-heu, nuk ka loj-o,
Ehe, me robt’ e mi more hej.

DËRGOI:
Komente 0