TEKSTESHQIP
Shyhrete Behluli - Qan Sulltani
Shyhrete Behluli
Qan Sulltani

Teksti :: Song Lyrics
O po qan sulltani prej trishtimit
O se lajm i zi n'stamboll na mrrini
O mor se n'Kosovë u dha kushtrimi
O po thirrje ban Hasan Prishtina
O mor qohi vllazen qohi trima
O po rrokni armet ju te tan
O mor zot vatanit sot me i dal
O mor n'kater anet ushtoj deti
O mor mos esht gjall aj Skender Begi
O kadal sulltan more i shkret
O mor Kastrioti nuk ka vdek
O nuk vdes shpirti i luftarit
O jeton i gjall n'zemer shqiptarit
O mor kurr shqiptari ska harru
O mor per liri o me luftu
O moj kush ta rriti Kosovë nderin
O moj Bajam Curri, Idris Seferi
O moj Boletini, Ali Kelmendi
O dhe shum te tjer qe spo i permendi
O po ushtoj gryka e Rugoves
Oho, more t'fort qendrune o bijet e Kosovës

DËRGOI:
Komente 0