TEKSTESHQIP
Shyhrete Behluli - Nezir Demiri
Shyhrete Behluli
Nezir Demiri

Teksti :: Song Lyrics
Kush ka dal me prit armikun
Biri i shqipes zemër qeliku
E ka nana djalë ma t'mirin
Prite tash Nezir Demirin
E ka nana djalë ma t'mirin
Prite taaash, ooo prite tash Nezir Demirin.

Retë e zeza n'Karadak
U mbulu Sllupçani n'gjakë
Trimi po i rrin shkaut përballë
Me gjoks tankun po e ndal.

Krisma e pushkës tane
Zemrat na i knaqi
O Nezir Demiri komandant Apaçi
Këtu i thojnë Shqipni o s'mund me kalu pragun
Ik prej Kumanovës se s'ta fali gjakun.

Kush e ndrroj o uniformën
Se do t'hujen e do tonen
M'ka lind nana djalë shqiptar
Du me vdekë me faqe t'bardhë
M'ka lind nana djalë shqiptar
Du me vdekë, ooo du me vdekë me faqe t'bardhë.

E trupin e ti të njomë
E mbështollëm me flamur
Djali loke t'ra dëshmor
Tash ai nuk do të vdes kurrë.

Krisma e pushkës tane
Zemrat na i knaqi
O Nezir Demiri komandant Apaçi
Këtu i thojnë Shqipni o s'mund me kalu pragun
Ik prej Kumanovës se s'ta fali gjakun
Ik prej Kumanovës se s'ta fali gjakun.
Komente 0