Biografia
Deri më sot, ajo ka botuar katër libra me poezi: Kopshti i mëkateve (2002), Të qenit nuk banon këtu (2013), Të ekzistosh është vetë kuptimi dhe Zoti më do (2022), si dhe përmbledhjen e eseve Shoqëria në Alarm (2017).
Që nga viti 2004, ajo është angazhuar në mënyrë aktive në studime dhe kërkime shkencore në fushën e studimeve gjinore dhe sociologjisë së trupit. Ajo trajton në mënyrë aktive edhe çështje socio-filozofike, me shkrimet e saj të botuara në revista periodike shqiptare dhe të huaja. Ajo njihet si një aktiviste për të drejtat e njeriut, me theks të veçantë në të drejtat e grave dhe vajzave.
Nga viti 2014 deri në vitin 2018 ka qenë e angazhuar si ligjëruese në Departamentin e Filozofisë dhe në Departamentin e Sociologjisë dhe për dy mandate ka shërbyer si anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Filozofëve të Kosovës. Halimi, poashtu ka ndjekur Universitetin Veror “TCDS Democracy & Diversity Institute” në Poloni, të organizuar nga New School dhe “International Visitor Leadership Program – Women Preventing Violent Extremism”, Washington, New York dhe San Francisco.