TEKSTESHQIP
Sidrit Bejleri - Djaloshi Dhe Shiu
Sidrit Bejleri
Djaloshi Dhe Shiu


Teksti :: Song Lyrics

Në pemë gjethe tani më nuk ka
E bora malet mbuloi përsëri
E ndonse shiu pik, pik, nis me ra
Qyteti ynë është plot gjallëri

2x
Ja shiu pik, pik, pik, pik, bjen në rrugë troket ai pa pushim
E ora tik-tak, tik-tak, shkon e djali pret me padurim
O zemra tak, tak, tak, tak, pse tash nis të rrah me kaq nxitim?
Mendon djaloshi që po pret në shi me ankth e me gëzim

Binte shi por ai s'e vinte re aspak
Per çudi as ombrellën nuk e kishte hap
Ish hutu, tuj mendu si erdhë ajo një ditë
Studenteshë e bukur për praktikë
Tek reparti i tij në fabrikë

Se fundi ja, ja, ja, ja, ajo u duk e djali e ndaloi
Po tani si, si, si, si, si të shkretën duhet ta filloj?
Më fal po unë, unë ty, ty të du e fjalën tënde tash kërkoj
Mendohet vajza, thotë pasi u lag ombrellën pse s'e hap?

Bjer pra shi, tash nga ty nuk kemi frikë aspak
Mrekulli, nën ombrellë ti neve dot s'na lag
Veç ëndërrojmë, njani-tjetrin ëmbel tuj shiku
E në dorë ne mbajmë ombrellën hap,
Por se shiu ka pushu

Ja shiu pik, pik, pik, pik, bjen në rrugë troket ai pa pushim
E ora tik-tak, tik-tak, shkon e djali pret me padurim
O zemra tak, tak, tak, tak, pse tash nis të rrah me kaq nxitim?
Mendon djaloshi që po pret në shi me ankth e me gëzim
Me gëzim

Kontribuan:
Koti
Komente 0