Edhe pse me profesion avokatinë, muzikën e ka pasion. Nisi të merrej me muzikë që në moshë të hershme. Në moshën 18-vjeçare, kur nisi kurs kitareje, kuptoi talentin për të kënduar. Në vitin 2015, te Kënga Magjike u prezantua me dy tekste këngësh. Ndërkohë që në Këngën Magjike të vitit 2018 merr pjesë duke performuar një këngë të kompozuar vetë. Gjatë viteve ka shkruar tekste për këngëtarë të tjerë si dhe ka kompozuar muzikë për një sërë artistësh shqiptarë. Në vitin 2024 provomon një këngë të re në bashkëpunim me LedianDartist, këngë sërish e kompozuar dhe shkruar vetë në gjuhën spanjolle.