Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Dashurie


Zoti Jep Atë Që Meriton

Thone qe per secilin Zoti jep ate qe meriton,
shpesh here njeriu perdor njeriun per te shuajtur ate zemerimin e shkaktuar nga nje tjeter njeri,
me pas njeriu i perdorur largohet nga nje tjeter zemerim i krijuar,
dhe njeriu qe perdori kete njeri mbetet vetem duke u perpjekur ta kerkoje ate qe perdori kudo,
tek nje vend,tek nje perqafim apo tek nje tjeter njeri,
me pas me ne fund kupton qe duhet te ndaloje pasi ate qe perdori nuk mundet ta ktheje me,
ne kete moment Universi papritur i jep ate qe meriton.
Njeriu qe u perdor ashtu ne heshtje nderton nje histori te veten,
kujton ndjesine e rraskapitur te cuar dem,ate ndjesine e perdorur per aq shume kohe...
por tashme ky njeri nuk ndjen me zemerim,nuk ndjen me humbje apo perdorim,
ndjen qe me ne fund mori nje pergjigje nga universi,
mbase nuk jemi aq te mire per njerez apo vende te tjera,
nuk ka merziti apo zemerim,
krijohet nje parajse fantazme,
nje ikone bamiresie e dhene,
nje ikone hyjnie,
mbase erdhem ne kete bote per te ndrequr te tjeret,
mbase disa u perdoren ne rolin e engjejve,
per t'i dhene nje rruge atyre qe kishin humbur...
Sa larte na dergon kjo?
ne sa qiej nuk e di...
por pertej ketij oqeani,
jeta po buzeqesh serish!
Nje dite te gjithe perfundojne ne vendin qe meritojne.

- Poezi nga Simona Shalcanj


- U dërgua nga Simona Shalcanj -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente 0