>
BIOSHQIP
Biografia
Agon Anadolli aka Singullar (Singi), i lindur me 16 Mars 1986 ne Peje, jeton ne New York qe nga 2012.

Në vitin 2007, Singullar publikon albumin e pare solo te titulluar "Embargo". Me mysafir special ne album si Mc Kresha, DUK, Mjellma Berisha, Besnik Qaka (NRG BAND), Alfayed. Si pjese e albumit u realizuan edhe videoklipi i kenges "Ahh" dhe videoklipi i kenges "Terapia" ne bashkpunim me Alfayed.Albumi Embargo si debut album u inqizua ne studion 039 ne Peje nga Rajmond Berani dhe Dardan Zeka nen menagjimin e Arlind Gjikollit (Gjikla-WNC). Shumica e instrumentaleve u punu nga emer i njohur i muzikes Arber Gjikolli (BigBang Beats).

Në vitin 2010, Singullar se bashku me Orik (Viagra) i bashkohen labelit "Baba Records" dhe themelojne grupin "Newporn" dhe publikojnë albumin "Newporn" i cili permban bashkpunime me emra te njohur te muzikes si Ledri Vula (Skillz), Lyrical Son, Vig Poppa (Kaos). Albumi eshte incizuar nga Dardan Belegu (Trakla) dhe instrumentalet jane punuar nga Arber Gjikolli (BigBang Beats)

Më 1 Mars 2011, Dj Flow publikon videoklipin "N'qytetin Tem", në bashkëpunim me Lumi B, Singullar & Iliros. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Dj Flow marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011.

Më 12 Tetor 2011, Mc Kresha & Lyrical Son publikojnë videoklipin "Kon Pe Shan Me Non", në bashkëpunim me Singullar. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, u paraqiten në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 11 (2012), Zhurma Show 2011 (2011).

Në vitin 2012, Singullar & Bloodychuck themelojne labelin "Ham Squad" dhe publikojnë mixtape te pare te titulluar "Hip-Hop Me Ngjyra T'gjalla". Me mysafir te njohur si Lumi B (Kaos), Mc Kresha, Jeton (TBA), ErgeNR (NR), Gjiko, Ep (Ham Squad).

Më datë 13 Korrik 2012, Singullar & Bloodychuck publikojnë videoklipin e pare nga mixtape "Hip Hop Me Ngjyra T'gjalla" te titulluar "H.S.L. (Ham Squad Life)". Gjitheashtu me date 20 Gusht 2012 publikohet edhe videoklipi i dyte nga mixtape me titull "H.S.A" (Ham Squad Anthem)

Më datë 13 Nëntor 2019, Mak Zøgaj publikon videoklipin "Karosel", në bashkëpunim me Singin. Teksti i këngës u shkrua nga Mak Zogaj & Singullar.

Më datë 3 Mars 2020, Singullar publikon videoklipin "Drip", në bashkëpunim me Buta. Produksioni audio u realizua nga Bloodychuck.

Më datë 2 Prill 2020, Ledri Vula, Lyrical Son & Singullar publikojnë videoklipin "100".

Më datë 10 Prill 2020, Singi publikon videoklipin "KG", në bashkëpunim me Mc Kreshën. Produksioni audio u realizua nga Bloodychuck.

Në vitin 2020, Singi publikon albumin "Koka Ep".

Më datë 24 Qershor 2020, Singullar publikon videoklipin "Jete E Çmendme". Produksioni audio u realizua nga Bloodychuck, ndersa videoklipi nga produksioni NOKO ne New York.

Më datë 10 Qershor 2023, Ledri Vula, Buta, Singi & Lumi B publikojnë videoklipin "Walk Away". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Ledri Vula, Buta, Singullar & Lumi B. Videoklipi u prodhua nga kompania Supercut.

Më datë 27 Gusht 2023, Singi publikon videoklipin "AM / PM".