Lindur dhe rritur në Tiranë. Studimet e para universitare i kam kryer në Universitetin e Sporteve të Tiranës “Vojo Kushi”, ku u formova në disiplinën sportive dhe ndërtova lidhjen time të hershme me boksin, një pasion që më ka shoqëruar ndër vite. Më vonë, mora rrugën e dijes juridike, duke u diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe duke përfunduar studimet Master në drejtësi penale. Pas përfundimit të ciklit të studimeve, u titullova avokat dhe prej asaj kohe ushtroj profesionin me përkushtim dhe ndjeshmëri ndaj drejtësisë.
Përveç profesionit, jam thellësisht i pasionuar pas sportit të boksit dhe filozofisë së shpirtit, një ndërthurje që më ka ndihmuar të kultivoj një përballje të thellë me vetveten, me njeriun dhe me drejtësinë përtej kuptimeve të saj formale.