Ai është këngëtar i bendit shumë të njohur Latino Band. Gjatë verës 2017, Sokol Latifi ka qenë mjaft i angazhuar edhe me dasma e ahengje muzikore të ndryshme. Në Shtator 2017, ai solli baladën e tij më të re me titull "Çdo gjë mbaroi", të cilën e ka sjell edhe me videoklip. Tekstin dhe muzikën i ka realizuar vet këngëtari, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Endrit Rexhepi. Ana vizuele e projekti t i është besuar produksionit "Jukebox". "Çdo gjë mbaroi" ka goditur mirë në veshin e publikut, duke rezultuar si një projekt mjaft i suksesshëm i këngëtarit.