>
BIOSHQIP
Biografia
Sokol Marsi është njëri prej personaliteteve artistike në vendin tonë. Është një prej artistëve dhe producentëve më të njohur dhe të suksesshëm shqiptarë. Marsi është autorë i suksesshëm i shumë kompozimeve dhe teksteve të këngëve të muzikës së lehtë dhe asaj popullore, gjithashtu veçohet edhe si një producent muzikor i mirënjohur pasi firmën e tij e mbajnë shumë këngë të muzikës së lehtë, popullore, muzikës se teatrit,përpunime muzikore, filmit dhe asaj për fëmijë. Ka drejtuar me sukses shumë programe dhe aktivitete artistike e muzikore te jetës në vend në televizione dhe institucione të ndryshme. Ka bashkëpunuar pothuajse me të gjithe këngëtarët shqiptar ku numëron dhe shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Është producent dhe drejtues artistik i disa spektakleve muzikore për të rritur dhe fëmijë, njëkohësisht dhe drejtues artistik dhe producent muzikor i festivalit kombëtar në Radio Televizionin Shqiptar. Disa herë antar jurie në evendimente të ndryshme artistike si spektakle muzikore, festivale, show të ndryshëm, brenda dhe jashtë Shqipëris. Fitues i disa çmimeve të rëndësishme në muzikë dhe në tekste. Përfaqësues në festivalin evropian të këngës “Eurovision” si autor me këngëtaret Aurela Gace dhe Elhaida Dani. Drejtues disa here i grupit artistik pjesmarrës në Eurovizion për të rritur e fëmijë. Artist me aktivitet të gjërë në fushën e artit dhe të medias. Aktualisht është Drejtor i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Sokol Marsi mban titullin "Mjeshtër i Madh" dhe "Ambasador i Paqes"