Soulkid, emri i vërtetë i të cilit është Uki Latifi, ka nënshkruar me një nga kompanitë e industrisë së muzikës shqiptare, Elephant. Soulkid konsiderohet si e ardhmja e muzikës RnB në Kosovë, për shkak të talentit të tij të pakontestueshëm në këndim dhe po ashtu edhe në kompozim të këngëve. Ai është një prej artistëve të rinj që po kërkon depërtimin në skenën muzikore shqiptare dhe këtë sigurisht se ai është duke e bërë më së miri.