(1918-1973)
Biografia
Pas luftës u vendos në Tiranë dhe pothuajse gjatë gjithë jetës punoi në revistën "Hosteni". Ne fillimet e veta nisi të shkruajë vjersha humoristike, të cilat I botoi tek "Hosteni". Bën pjesë në komisionin e përbërë prej gjashtë vetëve që mbikëqyri e redaktoi përkthimin e "Iliadës" nga Shllaku, duke e shoqëruar botimin me studimin "Iliada dhe bota homerike".
Fryt i punës disavjeçare janë përmbledhjet poetike "Syfete", "Për njoftim e për veprim", "Maska dhe fytyra" dhe "Skena e prapaskena". Skena e tërhoqi Spiro Çomorën qysh herët dhe shkroi dialogje, intermexo, skeçe, pjesë me një akt etj., të cilat u botuan e u vunë edhe ne skene. Krijimet më të mira në këtë gjini i botoi në përmbledhjet "Nga fshati i gruas" dhe "Injeksione që duhën bërë". Më vone shkroi edhe disa komedi me një e tre akte, si "Syleshi", "Iu hoqën petët lakrorit", "Dy me zero" (më vonë e titulloi "Prindër edukatorë"), "Dema dhe toreadorë", dhe mbi të gjitha "Karnavalet e Korçës" më 1961 dhe "Dy me zero" më 1969.
Spiro Çomora u muar edhe me përkthime, si poema "Skënderbeu" e shkruar nga Grigor Pŭrlichev më 1968. E sidomos i letërsisë antike greke për të cilën çmohej nga Gjon Shllaku. Më 1957 pruri fabulat e Ezopit "Sorra e pëllumbi"; "Paqen" 1958, "Lisistratat" 1960 dhe "Kalorësit" 1969 e Aristofanit; pjesë të zgjedhura nga Satirat e Junius Juvenalis dhe 12 këngët e para të "Odisesë" së Homerit të botuara vitin që vdiq.