botë
Këngë me tag "#botë"
Albume me tag "#botë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
bót/ë,-a I
Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, përmbledhës
-
emër i gjinisë femërore, numri shumësbót/ë,-a I -ë(t)
-
▸ rruzulli i Tokës me gjithçka që është në të, dheu; trup qiellor, : harta e botës; udhëtim rreth botës; në të katër anët e botës; sa të jetë bota; edhe sikur bota të përmbyset çfarëdo që të ndodhë, nuk kam për ta bërë diçka kurrsesi; bota është e rrumbullakët (me rrota) (fj. u.) vjen dita që gjithçka mund të ndodhë; mos bëj keq, se mund ta pësosh dikur.
-
▸ jeta në tokë; jetë: bota tjetër (e përtejme); doli në botë lindi; shkoi në atë botë vdiq; e dërgoi në botën tjetër (përçm.) e vrau; s’është në këtë botë s’merr vesh fare ç’po bëhet.
-
▸ shoqëria njerëzore e organizuar sipas një rendi të caktuar a me historike e kulturore të veçanta; mënyrë jetese a shoqëror; rreth njerëzish të një veprimtarie, të një moshe etj.; fushë e veçantë veprimtarie: bota shqiptare; bota (, greko-romake); bota e jashtme vendet e tjera; bota letrare (shkencore); bota e fëmijëve.
-
-
përmbledhës
-
▸ njerëzia, gjindja; njerëzit e tjerë; një njeri, dikush: si gjithë bota; sa për sy të botës sa për t’u ; në shtëpi të botës; e bija e botës (mospërf.) një grua a një vajzë çfarëdo; i biri i botës (mospërf.) një burrë a një djalë çfarëdo; në sy të botës para të gjithëve, haptas; fjalët (gojët) e botës; malli i botës malli i huaj; u bë gazi i botës; u çudit gjithë bota; u rrit nëpër dyert e botës; hamë bukën tonë e bëjmë duanë e botës (fig.); i nxjerr gështenjat (nga zjarri) me duart e botës (fig.); i botës të lë në udhë (fj. u.).
-
Sinonime: