TEKSTESHQIP
dal

Këngë me tag "#dal"


Albume me tag "#dal"



REZULTATET E KËRKIMIT:


dal

Klasifikimi: folje jokalimtare, veta, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor

  1. veta, kuptim i figurshëm
    dal dóla, dálë
    • shkoj nga brenda jashtë; largohem nga diku a vete diku tjetër: doli nga shtëpia; dal nga kopshtet (nëpër botë) shkoj, shëtit; doli te burri (bised.) u martua; doli nga Lidhja (nga Traktati); III buron, rrjedh; hiqet nga vendi; vërshon; përhapet; shmanget; ikën: i dolën djersë (lotë); doli naftë; doli lumi nga shtrati; doli nga tema (fig.); / vij, rrjedh: ka dalë nga gjiri ynë.
    • III, edhe bëhet e njohur diçka, zbulohet: doli fjala e morën vesh të gjithë; doli në shesh (në dritë)(diçka); i dolën të palarat; i doli tymi (diçkaje).
    • III, edhe vjen si përfundim, si rrjedhim a si pasojë; paraqitet; zgjidhet siç duhet (edhe në një varg njësish ): del e nevojshme (e domosdoshme); s’i dolën llogaritë; s’të del mundimi përfitimi është më i vogël nga puna a nga përpjekjet që bën; ushtrimi nuk del ushtrimi nuk zgjidhet; i doli keq pati pasoja të ; si do t’i dalë (dikujt a diçkaje)!
      Shiko gjithashtu: , ,
    • III i jepet dikujt një mundësi etj.: i doli fati vajzës (vjet.) u fejua e u martua; i doli asi fitoi, i eci; i doli lotaria i erdhi e mira te dera; i doli emri iu ngarkua një detyrë; u zu në gojë.
  2. veta
    • III mbin, rritet diçka; shpërthen, lind; shfaqet (një sëmundje etj.); ngrihet e dallohet mbi një sipërfaqe: dolën sythet; i dolën dhëmbët (thinjat); i doli tokës; doli dielli (hëna).
      Shiko gjithashtu:
    • III nxirret, formohet, prodhohet: uji del nga bashkimi i hidrogjenit me oksigjenin; / botohet; shpallet; vihet në shitje: doli një i ri (bised.); dolën domatet e vendit.
      Shiko gjithashtu:
    • III mjafton, arrin: nuk më doli koha; po s’doli, do të teprojë (shak.) të rregullohemi me atë që kemi, të mos kërkojmë tjetër gjë kur s’ka.
    • III të nxjerr ose të çon diku: ku del kjo rrugë?
  3. folje jokalimtare
    • takoj dikë; i paraqitem, gjendem përpara, ndeshem; a shfaqem diku; pres i doli përpara të birit; i doli në ëndërr; i doli në shteg (fig.); nuk i dal dot në sy (dikujt).
      Shiko gjithashtu:
  4. veta, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • III (zakon. me trajtë të shkurtër përemrore), edhe përfundon; humbet, dobësohet më ikën, më largohet; nuk është më: doli dimri; doli nga përdorimi; i ka dalë nga qejfi (nga zemra); i doli frika; i doli kripa i iku kripa (djathit etj.); e humbi lezetin; më doli nga mendja (nga ) e harrova.
      Shiko gjithashtu:
  5. kuptim i figurshëm
    • edhe shpëtoj nga një gjendje e vështirë, kapërcej një rrezik a kaloj në një gjendje tjetër; arrij në një gjendje a në një përfundim të caktuar, kryej një punë të vështirë; ia kaloj dikujt (edhe në një varg njësish ): doli faqebardhë (i pafajshëm); kam dalë në pension; doli mbi të tjerët ua kaloi të tjerëve; ku do të dalësh?; del po në atë qafë; doli në jetë.
      Shiko gjithashtu:
  6. kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • edhe bëhem, arrij të fitoj një profesion: doli (mjek).
      Shiko gjithashtu:
  7. kuptim i figurshëm, veta
    • edhe ndërmarr diçka me vullnetin tim: i doli krah (dikujt) e përkrahu, e mbrojti; / e tregoj veten se ç’njeri jam, ; III duket si është diçka pasi provohet; vërtetohet (edhe në një varg njësish ): i doli bakri (dikujt) (keq); doli s’fitoi gjë.
      Shiko gjithashtu: , ,