>
BIOSHQIP
Biografia
Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, lindi në Vlorë dhe pastaj familja e tij u shperngul për ne Tiranë ku aty kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë deri kur familja u largua për në Belgjikë. Gjate ketyre viteve, ai kënduar dhe interpretuar në disa shfaqje që organizoheshin për shqiptarët e diasporë. Jetoi atje për disa vite deri në 2007-ën. Stresi përveq se në Belgjikë ka jetuar disa vite edhe në Itali. Djali çapkën kishte tentuar të largohej me shokët për në Greqi, ndaj mamaja e quante “Stresi”. Ai është fëmija më i vogël dhe ka një motër e një vëlla. Stresi ka përfunduar studimet e larta për Psikologji edhe pse asnjëherë nuk e ka ushtruar profesionin. Bashkëpunimet gjatë gjithë karrierës janë të shumta dhe menaxheri aktual është Flor Bana. Sot Stresi ka shum miq të njohur si Fero, Il Ghost, Morena Taraku, 2Ton, Ledri Vula, Getinjo etj. Ai e nisi karrierën në vitin 2007, kur ishte 20 vjeç. Në vitin 2012 Stresi ishte aleati muzikor i labelit Babastars por aleanca u shkatrrua në vitin 2020 kur Ghetto Geasy dhe Majk i bën diss Stresit me këngën “Hajde Te Baba”. Stresi ja kthen dissin me këngën “Po Foli i Fundit. Stresi është gjithashtu themeluesi i labelit muzikor “BadBoys4Life”. Anëtar të labelit “BadBoys4Life” janë One T, Anestezion, Pakufijt, Enes Qosa dhe Flor Bana. Stresi ka qënë pjesëmarrës në disa festivale nga ku është vlerësuar me çmime. Përveq muzikiës shum shpejt Stresi do të hape Brand-in e tij të veshjeve që quhet “BadBoysForLifeBrand” ku do të bëj shitje online të Barnd-it të tij.

Në vitin 2004, Stresi ka krijuar këngën e parë “Unë jam”, kur nuk ishte ende i njohur.

Në Maj 2009, Alba G merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Hajde Me Mu", në bashkëpunim me Stresi & Antrax.

Në Maj 2009, Stresi merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Sonte Eshte Nata Ime", në bashkëpunim me Alba G. Po në të njëjtin vit publikoi klipin e parë “Si me lek Si pa lek”.

Në Nëntor 2009, Stresi merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Hi...".

Në Maj 2010, Stresi merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "My Love".

Në Nëntor 2010, Stresi merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Tik Tak".

Më Datë 1 Dhjetor 2010, Stresi & Barbara publikojnë videoklipin "Cover Boy".

Në vitin 2010, Stresi publikon albumin "Rruge Pa Kthim".

Më datë 7 Qershor 2011, Emiliano Pa Kufijt publikojnë videoklipin "Player", në bashkëpunim me Stresi, Dj.r & Many Many.

Më datë 18 Nëntor 2011, Stresi publikon videoklipin "Bad Boys", në bashkëpunim me Pakufijt, Many & Samy.

Në vitin 2011, Stresi publikon albumin "Bad Boys".

Në Maj 2012, Stresi & Xheraldina Berisha marrin pjesë në Top Fest 9 me këngën "Lamtumire".

Më datë 8 Shtator 2012, Stresi publikon videoklipin "Now Am Ballin", në bashkëpunim me Emiliano Pakufijt & Kulayde.

Më datë 18 Shkurt 2013, Stresi publikon videoklipin "Lambo". Teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.
Më datë 25 Shtator 2013, B2N publikojnë videoklipin "Number One", në bashkëpunim me Stresi, Stine, APG & Gilan-G.

Më datë 25 Dhjetor 2013, Stresi publikon videoklipin "Love Story".

Më datë 3 Dhjetor 2013, Stresi publikon videoklipin "Thirrni Eulexin", në bashkëpunim me Anestezion & One T.

Më datë 4 Janar 2014, Fjolla Morina publikon videoklipin "Jena Bo Tym", në bashkëpunim me Stresi. Muzika e këngës u punua nga Andy Dj, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Threedots. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 14 Shkurt 2014, Labinot Rexha & Stresi publikojnë videoklipin "Ata Sytë E Tu". Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 26 Prill 2014, Loni Gashi publikon videoklipin "Crazy And Wild", në bashkëpunim me Stresi. Muzika e këngës u punua nga Loni Gashi, Nurteel, teksti u shkrua nga Loni Gashi, Stresi. Videoklipi u prodhua nga Asha.

Më datë 9 Maj 2014, Loni publikon videoklipin "Ak47", në bashkëpunim me Stresi.

Në Mars 2014, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Tash S'po Du", në bashkëpunim me Stresi.

Më datë 22 Korrik 2014, Stresi publikon videoklipin "Me Fal", në bashkëpunim me Albresha.

Më datë 28 Nëntor 2014, Stresi publikon videoklipin "Ushtari Rruges", në bashkëpunim me Loni.

Më datë 24 Maj 2015, Morena Taraku publikon videoklipin "Ki Me Bo", në bashkëpunim me Stresi. Muzika e këngës u punua nga Granit Gashi, Nurteel, teksti u shkrua nga Granit Gashi, Nurteel, ndërsa për orkestrimin u kujdes Massive Production. Videoklipi u prodhua nga Asha.

Më datë 17 Gusht 2015, Erik Lloshi publikon videoklipin "S'jam I Asaj", në bashkëpunim me Stresi. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Rozana Radi, Stresi. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Në Shtator 2015, Stresi merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Mos Ma Luni Gocen".

Më datë 4 Nëntor 2016, Stresi publikon videoklipin "E Boj Temen". Muzika e këngës është sjellë e punuar në bashkëpunim nga Nurteel & Granit Gashi. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Massive Production.

Më datë 31 Mars 2017, Stresi publikon videoklipin "Shokun S'e Lo", në bashkëpunim me One T.

Më datë 15 Qershor 2017, Stresi publikon videoklipin "Fake Love", në bashkëpunim me Flor Banën. Muzika e këngës u punua nga Flor Bana, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Stresi.

Më datë 11 Gusht 2017, Stresi publikon videoklipin "Më Fal 2", në bashkëpunim me Anxhelo Koci. Muzika e këngës u punua nga Anxhelo Koci, Xhulio Milloshi, teksti u shkrua nga Stresi, Anxhelo Koci. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Në Tetor 2017, Stresi merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Sa Her E Don", në bashkëpunim me Anxhelo Koçi & Flor Bana.

Më datë 16 Prill 2018, Stresi publikon videoklipin "GTA". “Kënga ishte ideja ime, dhe e kemi përfunduar pothuajse. Është një këngë e kompozuar nga Headline Records, studio në të cilën po punoj albumin tim më të ri. Është në bashkëpunim me Hellbanianz Vinz & Stealth, një grup shumë i fortë dhe i talentuar që jetojnë në Londër”, tha Stresi. Duke u nisur nga titulli, i cili menjëherë sa e dëgjon asocion në lojën e famshme “GTA”, reperi thotë në vazhdimin e bisedës se ka qenë i frymëzuar pikërisht nga kjo lojë për të realizuar këtë këngë. “Normalisht që aty jam frymëzuar, e kam luajtur vet atë lojë kur isha shumë i ri dhe pse jo të bëjë një këngë me këtë titull”, tregon tutje Stresi. Megjithëse mund të mendohet se “GTA” do të vijë si një klip me animacione, ashtu si edhe vet loja, Stresi tregon se kripi i ri do të jetë me skena reale, ashtu si çdo klip tjetër. “Klipi do të jetë real se s’ka si të jetë ndryshe, përderisa real jam edhe vet. Jemi duke menduar ende se si do ta xhirojmë, por ju garantoj që do të jetë një projekt shumë i madh”, ka përfunduar Stresi.

Më datë 2 Gusht 2018, Arif Dushaj publikon videoklipin "Me Krahe Shqipes Nga Tropoja", në bashkëpunim me Stresi.

Më datë 15 Gusht 2018, Anestezioni publikon videoklipin "Gunshot", në bashkëpunim me Stresi. Teksti u shkrua nga Stresi, Anestezioni.

Në Tetor 2018, Stresi merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Te Du Mom".

Më 17 tetor 2018, Stresi u arrestua nga policia pasi po qarkullonte me armë pa leje. Ai u lirua me 14 Qershor 2019, pikërisht në ditën që reperi festoi ditëlindjen e tij të 32-të dhe me këtë rast, siç është shprehur ai, ka marrë një prej dhuratave më të mira në jetën e tij, pra lirinë.

Më datë 22 Korrik 2019, Stresi publikon videoklipin "Real Life".

Më datë 3 Gusht 2019, Stresi, Don Phenom, Anxhelo & Flor Bana publikojnë videoklipin "Big Booty". Muzika e këngës u punua nga Anxhelo Koci, ndërsa teksti u shkrua nga Stresi, Don Phenom & Anxhelo Koci. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 31 Gusht 2019, Stresi publikon videoklipin "Nuk O Veq Gang", në bashkëpunim me MRK. Teksti i këngës u shkrua nga Stresi & MRK. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 1 Tetor 2019, Stresi publikon videoklipin "Hey Mama", në bashkëpunim me MRK. Teksti i këngës u shkrua nga Anxhelo Koci, Stresi & MRK. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 25 Tetor 2019, Stresi & MRK & Anxhelo Koci publikojnë videoklipin "Two Shots". Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Në Dhjetor 2019, Eli Fara merr pjesë në Festivali I 58-Të Në Rtsh me këngën "Bohém", në bashkëpunim me Stresi.

Më datë 24 Janar 2020, Stresi publikon videoklipin "Zemren Maje". Teksti i këngës u shkrua nga Stresi. Produksioni audio u realizua nga Irkenc Hyka.Videoklipi
u xhirua në Itali.

Më datë 16 Shkurt 2020, Albora & Stresi publikojnë videoklipin "Kujtimet". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Stresi & Petro Xhori.

Më datë 7 Mars 2020, Stresi publikon videoklipin "Loco". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Stresi.

Më datë 23 Prill 2020, Stresi publikon videoklipin "Kush Rakin Je Ti?".

Më datë 19 Qershor 2020, Stresi publikon videoklipin "Shokun Se Lo 3", në bashkëpunim me One T & Anestezion.

Më datë 11 Gusht 2020, Finem & Stresi publikojnë videoklipin "Gazi N'fund".

Më datë 24 Shtator 2020, Morena & Stresi publikojnë videoklipin "Bad Girl".

Më datë 13 Nëntor 2020, Stresi, Finem & Solo publikojnë videoklipin "Per Veti".

Më datë 4 Dhjetor 2020, Stresi publikon videoklipin "Archimed".

Më datë 25 Dhjetor 2020, Stresi, One T & Anestezion publikojnë videoklipin "Gang Shit".

Më datë 5 Janar 2021, Fero & Stresi publikojnë videoklipin "Mahall".

Më datë 9 Shkurt 2021, Stresi publikon videoklipin "S'jom Dorzu", në bashkëpunim me Getinjon. Produksioni audio u realizua nga Edlir Begolli.

Më datë 17 Prill 2021, Stresi publikon videoklipin "Feel Good", në bashkëpunim me Cbiz.

Më datë 15 Qershor 2021, Stresi & ISH publikojnë videoklipin "Out Of My Mind".

Më datë 2 Korrik 2021, Stresi publikon videoklipin "Po Foli I Fundit". Videoklipi u xhirua në Londër.

Më datë 17 Tetor 2021, Stresi publikon videoklipin "A T'ka Marr Malli".Videoklipi u xhirua në Londër.

Më datë 22 Tetor 2021, Il Ghost publikon videoklipin "Midis Europes", në bashkëpunim me Stresin.

Më datë 26 Nëntor 2021, Stresi & Pakufijt publikojnë videoklipin "Jo Jo Jo".

Më datë 24 Dhjetor 2021, Stresi publikon videoklipin "Shoqnia", në bashkëpunim me Balën. Muzika e këngës u punua nga Alandy, ndërsa teksti u shkrua nga Stresi & Bala. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 8 Shkurt 2022, Stresi publikon videoklipin "Mafioz", në bashkëpunim me GER. Teksti i këngës u shkrua nga Stresi & GER. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Alandy.

Më datë 11 Mars 2022, Stresi publikon videoklipin "Savage". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Stresi, teksa për arranzhimin u kujdes Alandy. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 23 Prill 2022, Stresi & Niku Bossi publikojnë videoklipin "Paranoia", në bashkëpunim me Nikun.

Më datë 20 Maj 2022, Stresi publikon videoklipin "Noise". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Stresi.

Më datë 15 Qershor 2022, Stresi & Flor Bana publikojnë videoklipin "Coco". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Stresi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 13 Korrik 2022, Stresi & One T publikojnë videoklipin "Win Win".

Më datë 15 Tetor 2022, Stresi publikon videoklipin "I Smoke Them". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Stresi. Produksioni audio u realizua nga Arlenn.

Më datë 23 Dhjetor 2022, BBVK publikojnë videoklipin "Bigu Jemi Ne". Pjesmarrës të kësaj kënge ishin: Stresi, Getinjo, Ana Kabashi, Shota Baraliu, Gjon Karrica, Gigiliola Haveriku, Mc Beka. Teksti u shkrua nga vetë Stresi, Getinjo, Ana Kabashi, Shota Baraliu, Gjon Karrica, Gigiliola Haveriku, Mc Beka. Produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.

Më datë 13 Janar 2023, Stresi & One T publikojnë videoklipin "Nobody". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim One T & Stresi.

Më datë 17 Mars 2023, Stresi ka fituar edicionin e Big Brother VIP Kosova.

Më datë 19 Maj 2023, Noizy & Stresi publikojnë videoklipin "Medalioni".

Më datë 13 Korrik 2023, Stresi publikon videoklipin "Cocaina". Muzika e këngës është sjellë e punuar në bashkëpunim nga Petro Xhori & Anxhelo Koci. Produksioni audio u realizua nga Xhulio Milloshi.

Më datë 4 Tetor 2023, Stresi publikon videoklipin "S'ja Keni Idenë". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Stresi.

Më datë 28 Tetor 2023, Stresi, Il Ghost, Malsho, Riflo & Daxter publikojnë videoklipin "Maybach".

Më datë 5 Dhjetor 2023, 2Ton & Stresi publikojnë videoklipin "Fjalt E Mia". Muzika e këngës është shkruar nga vetë 2Ton, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim 2Ton & Stresi. Videoklipi u prodhua nga N'pik Creative, ndërsa produksioni audio u realizua nga Unik Beatz.

Stresi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikohet Albumi më i ri në treg që quhet "Archimed".