Suada (Ada) Halilaj i është përgjigjur jetës me 21.02.1991 në kryeqytetin e kulturës, Shkodër. Pas përfundimit të gjimnazit, vazhdon studimet jashtë Shqipërisë, në Firenze për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Libri i saj i parë me poezi ‘’Animalesque’’ publikohet në vitin 2015 nga shtëpia botuese Odeon. Sot, Ada jeton mes poezisë, maceve, udhëtimeve, dashurisë për lirinë dhe për librin duke lobuar fort me forcën e fjalës dhe mendimit për feminizmin dhe të drejtat gjinore.