>
BIOSHQIP
Biografia
Suzana Fazliu kreu shkollën fillore në vendlindje, për të vazhduar në gjimnazin e përgjithshëm Xhelal Hajda-Toni ku më pas mori emrin gjimnazi 'Ukshin Hoti' në Krushë të Madhe.
Studimet universitare i kreu në Prishtinë,dega ekonomi dhe drejtimi banka-financa dhe kontabilitet. Më pas regjistroi edhe fakultetin filozofik dega e shkencave politike ku për shkak të largimit nga Kosova i ndërpreu përkohësisht në vitin e dytë akademik. Tani pritet t'i filloj edhe studimet postdiplomike master në drejtimin e financave në Universitetin e Zurichut.
Me shkrime filloi të merrej si e vogël me poezi dhe ese.Ajo ishte pjesë shumë revistave fillimisht si fëmijë më pas edhe në orët letrare arriti të vlerësohej edhe me çmimin 'Ismail Kadare'.
Ishte pjesë e shumë oranizimeve të ndryshme duke oranizuar programe dhe udhëheqëse e Grupit të vallzimit 'Celina' që ishte valltare me vite të tëra.
Si studente ishte pjesë e rregullt e revistës studentore 'Bota e Re',kurse tani shumë shpejt pritet të publikohet edhe përmbledhja e saj me poezi.
Në fushën e muzikës hyri me tekste që nga mosha 16 vjeqare fillimisht indivdualisht me këngëtar e më pas edhe tek Studio 'Erona' që tash është pjesë që disa vite me dy bashkëpuntorët Naim Qukiqi e Eroll Dogani.
Tani përveç 'Eronës' priten të nisin bashkpunimet edhe me studio tjera.
Sukseset e mia ia kushtoj Zotit të madh sepse Ai më jep fuqi të vazhdoj,pastaj familjes si dhe bashkëshortit që e kam krahë të djathtë për çdo gjë.
Suzana tani jeton në Winterthur të Zvicrës me bashkëshortin dhe vajzën Sumeyën,e që thotë që ata dy janë vullneti për të vazhduar më tutje.