Më mbaj mend (për 1 muaj)

Syrgjyn - Xhehenem Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Bares fushave të heshtjes me gjemba në gjuhë
qiej të hapur më tendosen mbi krye
por nuk janë qiejt që lëngova unë

Dhe përtyp dheun e sertë që era ngre
shijen ia njoh kaq mirë por tash' (me mijëra vjet)
s'e kam mendjen atje

Dhe përtyp baltën e sertë që shiu lag
zjarri vazhdon të qëndrojë mbi të
dhe pafundësisht digjet prush e flakë

Xhehenem
ti që fsheh në terr xhevahirë të zinj
xhehenem
ti që ndriçon tej dhe më pret në fund të shtegut tim
xhehenem
ti që netëve shpirtin m'a kaurdis me zjarr
xhehenem
që më lë gërmadhë mbuluar me zift edhe me ar

Pluskoj në oqeane vetmie me qelqe në sy
ujëra të hapur' më shpalosen përpara
por nuk janë ujërat që kërkova unë

Dhe gëlltis kripën e hidhur që dallga sjell
por shpirti s'më gjen qetësi dhe prapë nga e para
do korr çfarë kam mbjellë

Xhehenem
ti që fsheh në terr xhevahirë të zinj
xhehenem
ti që ndriçon tej dhe më pret në fund të shtegut tim
xhehenem
ti që netëve shpirtin m'a kaurdis me zjarr
xhehenem
që më lë gërmadhë mbuluar me zift edhe me ar

Xhehenem
ti që fsheh në terr xhevahirë të zinj
xhehenem
ti që ndriçon tej dhe më pret në fund të shtegut tim
xhehenem
ti që netëve shpirtin m'a kaurdis me zjarr
xhehenem
që më lë gërmadhë mbuluar me zift edhe me ar

Ky tekst u dërgua nga Eduart Nonaj



Publikimi: 16/04/2006
Festivali: Top Fest 3


Më Shumë Këngë Nga Syrgjyn:


Komente 0


Syrgjyn - Xhehenem
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Xhehenem".
3. Video është e këngës "Xhehenem", por nuk këndohet nga Syrgjyn.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.