TEKSTESHQIP

Syrja Etemi
Komandant Kumanova
Lyrics

(Kushtuar Ismet Jasharit)

Kumanova e Orizarja
Lindin trima që hyn’ n’legjenda,
Bab’ Jashari-Nuri’ shqiptarja
Bën’ Ismetin me shtatë zemra.

Mori n’sy përjetësinë -
U nis shtigjeve për amshim;
Kur atdheu s’ka lirinë,
Ndaj, liria s’ka kuptim...

Moti din të prapëtohet
Kur ditëbardha mjegullon,
E shqiponja po tërbohet,
Kur folenë ia sulmon...

E, ku nuk gjen n’Arbëri
Plim shqiponjash që ndjellin dritën;
Në çdo cep të Dardanisë
Kur Bajlozat i zënë pritën?!

Ku ësht’ shiu ku është bora
Aty është Ismet Jashari;
Fyt për fyt në luft’ me horra
Aty shkiet i merr zjarri:

Për çdo log shki’t bëjn’ hesap
Futen n’skuta, a nëpër çadra:
-A është më mir’ me u shkri n’flak’,
Apo t’hikim me të katra?!

Thot’ Ivica kryekasapi:
Ç’është kjo shembje si prej tërmeti?
-S’ësht’ tërmet, o kokëtrapi
Është “kënga” që këndon Ismeti...

-Çka po ndodh’ me ushtrinë time,
Më thoni n’vend se u tranova?!
-Me të parë e, jo me t’nime:
I fshiu Ismeti - Kumanova...