TEKSTESHQIP
Syzana Tahirsylaj
Moj E Mirë Ortek Bore

Teksti :: Song Lyrics
Boll e mirë moj ortek bore,
bardh e kuq gishtat e dorës,
ma ke shtatin si qefina,
ma ke flladin si rudina

Vend per vend ku ke kalue
t'i kerkova ooo
sytë e tue

Nisi bora me u shkrie,
mori fshati hijeshie,
kan nis krojet me u kthjellue,
gjithë bilbilat me këndue

une n'këtë anë e ti n'at anë
njani-tjetrit ooo besë i dhamë...

Mos ki dert moj ortek bore
Se vij unë e t'marr për dore,
rrugën tane e din çobani
për me t'çu deri te stani

Nd'hije t'mollës vëmë kunorë,
zogjtë e malit i kem dasmorë
Komente 0