Bisedë Me Një Dallëndyshe
- Dallëndyshe
gushëbardhë,
çerdhen ku e ngrite vallë?
- Në një vend të bukur shumë,
në një mal ngritur mbi lumë.
- Sa mirë! Çerdhen e ke ngritë
jo mbi mal, po mbi digë.
- Më hutove, more djalë,
a ka digë sa një mal?!
- Nuk e ditke ti këtë?
Ka e ka që ç'ke me të...
Bashkë me shokët, babi im,
i thanë Drinit: - Ndal, o Drin!
Mirëpo Drini kokëfortë
u përgjigj: - Mos lodhni kot,
(Pastaj mendjemadhi lumë
ngriti dallgë e bëri zurmë...)
Po punëtorët ditë e natë,
punë shumë e fjalë pak,
shpuan malin në themel,
futën lumin në tunel,
pastaj ngritën sa një mal
digën për hidrocentral.
Kur të vijë lumi te diga,
do të mbushet vendi drita,
do burojë drita këtu,
hej, çdo shohin zogjtë e tu!
Dallëndyshja q'atë çast
shkoi në çerdhe gjithë gaz,
u tha zogjve gushëbardhë:
- Rritni krahët sa më parë,
që të nisni fluturimin
ditën e inagurimit!
gushëbardhë,
çerdhen ku e ngrite vallë?
- Në një vend të bukur shumë,
në një mal ngritur mbi lumë.
- Sa mirë! Çerdhen e ke ngritë
jo mbi mal, po mbi digë.
- Më hutove, more djalë,
a ka digë sa një mal?!
- Nuk e ditke ti këtë?
Ka e ka që ç'ke me të...
Bashkë me shokët, babi im,
i thanë Drinit: - Ndal, o Drin!
Mirëpo Drini kokëfortë
u përgjigj: - Mos lodhni kot,
(Pastaj mendjemadhi lumë
ngriti dallgë e bëri zurmë...)
Po punëtorët ditë e natë,
punë shumë e fjalë pak,
shpuan malin në themel,
futën lumin në tunel,
pastaj ngritën sa një mal
digën për hidrocentral.
Kur të vijë lumi te diga,
do të mbushet vendi drita,
do burojë drita këtu,
hej, çdo shohin zogjtë e tu!
Dallëndyshja q'atë çast
shkoi në çerdhe gjithë gaz,
u tha zogjve gushëbardhë:
- Rritni krahët sa më parë,
që të nisni fluturimin
ditën e inagurimit!
1983
Më shumë nga Tasim Gjokutaj
- Kush E Hëngri Akulloren?
- Keci Që S'bëri Detyrat
- Thuthuqi
- Keci Me Kater Këpucë
- Ç’Ke Harruar Moj Valbonë?
- Dhelpra Dhe Baloshi
- Derrkuci Që Bëri... Dush
- S'duron Iriqi Nje Gjilpere
- Çupa Që Hante Me Naze
- Pse Kërkon Të Bëhesh Bletë?
- Bleta Lulet I Ka Xhan
- Më Solli Mami Dy Bebe
- Shpejt I Rregulloni
- Flutura Fjalëbukura
- Obobo I Ziu Ç'bëra!
- Qeshi Gjeli Ki, Ki, Ki
Komente 0