TEKSTESHQIP
Biografia
Miloti apo Taste2 është një reper nga Prishtina qe ka bashkëpunuar me këngëtarë tjerë, mes tyre Elinel e TDS.

Taste 2, i cili merret me rap që nga viti 2000, mendon se shtatë ose tetë vitet pas luftës ishin periudha që prodhoi rap-in shqiptar më të mirë, kur bashkëkohësit ishin veçanërisht të përqendruar në nxjerrjen në pah dhe protestimin kundër problemeve shoqërore në mënyrë autentike.

I njohur për sarkazmën në këngët e tij, Taste 2 thotë se gjatë dhjetëvjeçarit të fundit hip-hopi në gjuhën shqipe ka ndryshuar, kur shumica e reperëve “filluan të këndojnë për para, për këtë e për atë, ose filluan të kopjojnë”.

Ai e quan këtë ndryshim “ego-trip” dhe thotë se ai erdhi ose nga rehati/ vetëkënaqësia e disa reperëve, ose nga frika e tyre se “njerëzit nuk kanë dëshirë të dëgjojnë për probleme ose për tekste me tre strofa”.

Si pasojë, sipas tij, reperët e kanë humbur prirjen për të qenë “autentikë”, pasi shumica e tyre nuk kujdesen më për “protestimin përmes hip-hopit”, që kishte qenë një element kyç në rrënjët e këtij zhanri.

Reperi që debutoi në vitin 2001 me këngën “VO” — e cila flet për të ngrënë vetëm vezë, në një kohë kur shumë reperë mburreshin se sa para kishin — thotë se hip-hopi shqiptar nuk arriti të krijojë identitetin e vet dhe, në vend të kësaj, “mbeti një kopje, e frymëzuar kryesisht nga hip-hopi amerikan”.
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}