TEKSTESHQIP

Taulant Bajraliu
Hasëm
Lyrics

"Mirserdhe n'zëmrën tëm",
Kjo fjalë a t'kujtohet?
Nuk po muj me marr me mend,
Që kaq shpejt harrohet.
Oh, sa m'ka marr malli,
Ah, veç zanin me ta ni,
Me lot n'sy po du me t'than:
"JAM MËRZIT PËR TY".
Për ty m'ka marr malli
Edhe pse m'ke ba me vujt,
Dikënd tjetër unë me dashtë,
Kurrë nuk kisha mujt.

Ref:
Hasëm ty t'kisha pas,
Pak zemra m'kish ther,
Njëherë derën ty me ta çel.
Jo, hasëm nuk t'u kam ba,
T'shoh edhe njëherë,
Pa t'pa shpirti nuk po m'del.

I kam than zemrës: "duro",
Ti me m'vra pranova,
Asnjëherë mos e harro,
Sa dashni t'dhurova.
Oh, sa m'ka marr malli,
Ah, veç zanin me ta ni
Me lot n'sy po du me t'than:
"JAM MËRZIT PËR TY".
Për ty m'ka marr malli
Edhe pse m'ke ba me vujt,
Dikënd tjetër unë me dashtë,
Kurrë nuk kisha mujt.

Ref. x2
Hasëm ty t'kisha pas,
Pak zemra m'kish ther
Njëherë derën ty me ta çel.
Jo, hasëm nuk t'u kam ba,
T'shoh edhe njëherë,
Pa t'pa shpirti nuk po m'del.

DËRGOI:
INFO
Nuk gabojmë kur themi se një rëndësi të veçantë ka fakti që ky materiali muzikor u prezantua tek publiku i kompletuar me vlera artistike me klip muzikor, për video produksionin e të cilit është kujdesur MProduction. Videoklipi u publikua me datë 20 Janar 2018. Autor i melodisë dhe orkestrues i këngës rezulton të jetë Egzon Bajraliu, teksa për këtë këngë ka punuar tekstin Kreshnik Avdiu.
Renditja:
Top 200