TEKSTESHQIP
Biografia
The Voice startoi më 21 tetor të vitit 2011. Ky talent-show ka për detyrë të zgjedhë Zërin e Shqipërisë dhe vlerësojë si fillim vetëm zërin duke anashkaluar performancën apo dukjen. The Voice ka 4 antarë jurie, të cilët njihen edhe si "Tranjerë". Në sezonin e parë në panelin e jurisë bënë pjesë: Sidrit Bejleri, Alma Bektashi, Miriam Cani dhe Elton Deda. The Voice, është një spektaklet më të ndjekura në Shqipëri. Formati i këtij evenimenti përbëhet nga katër elemente kryesore: Audicionet e fshehura, Betejat dhe "Live shows" apo Netët live. Audicionet për The Voice mbahen nëpër qendrat më të mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës ku një panel i përbërë prej muzikantëve dhe producentëve të këtij spektakli do zgjedhin këngëtarët më të mirë, të cilët do ftohen në studiot e Top Channel në Tiranë. Audicionet e fshehura mbahen pasi producentët e këtij spektakli të kenë zgjedhur talentët më të mirë. Para tyre, juria do jetë përballë publikut në performancat e artistëve. Në qoftë se juria pëlqen atë që ndëgjon shtyp butonin dhe kthehet nga artisti, ku gjithashtu merr edhe postin si Tranjerë i atij artisti. Në qoftë se përballë artistit kthehen më shumë se një juri atëherë artisti ka të drejt të zgjedh vetë tranjerin.

Gjithashtu pjesë e rëndësishme e këtij evenimenti janë edhe "Betejat", ku marrin pjesë të gjithë të kualifikuarit e audicioneve të fshehura. Meqë çdo pjesmarrës ka trajnerin e vet, trajneri ka për detyrë që të zvogëloj numrin e pjesmarrësve duke i futur në betejë. Në panelin e jurisë, përveç trajnerëve, marrin pjesë edhe artist të tjerë të cilët i ndihmojnë tranjnerëve të zgjedhin artistëve. Në betejë marrin pjesë dy këngëtarë të cilët këndojnë të njejtën këngë, në të njejtën kohë, në të njejtin vend. Pasi të mbarojnë performancën e tyre, trajneri ka për detyrë të zgjedh të preferuarin që të vazhdojë më tutje. Pjesa më e rëndësishme e këtij evenimenti, pos audicioneve dhe betejave janë "Netët live" apo the Live shows. Për nëntë javë rresht, 6 këngëtarë nga secila skuadër do të luftoj për fitore. Çdo javë performojnë dy skuadra, deri në javën e shtatë ku marrin pjesë të gjithë antarët. Për çdo javë eliminohet një artist nga secila skuadër. Pasi të mbarojnë performancën e tyre, artistët hyjnë në televotim. Dy më pak të votuarit shkojnë në Sing off, ku këndojnë këngën e fundit. Pas Sing Off-it, trajneri duhet të zgjedh artitin e preferuar të vazhdoj më tej.