>
BIOSHQIP
Biografia
I ri dhe mjaft ambicioz, muzikën e ka hobi por e bën me shumë qejf. Fundjava titullohet një nga projektet më të reja që ka realizuar Tim. Me muzikë nga High records LilBeats dhe BledBeats, ka bërë senzacion të madh me projektin e ri. Reperi Tim për momentin menaxhohet nga Liberiani vëllai i Getoar Selimit ndërkohë që jeton dhe vepron në Prishtinë.

Bashke me Trim Rakovicën dhe Genc Shaqirin, janë treshja e cila kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor, këngën dhe klipin “3AM”. Muzika është realizuar nga Liberian Selimi dhe BledBeats, ndërsa i gjithë orkestrimi është kryer në studion e “High Records”. Për videoklipin është kujdesur regjisori Blerdi Malushi.

Më datë 18 Korrik 2015, Nita Latifi publikon videoklipin "S'du", në bashkëpunim me Timi Novoberda. Muzika e këngës u punua nga Shkumbin Nebihu, teksti u shkrua nga Timi Novoberda (Tim). Videoklipi u prodhua nga Bug Production.

Më datë 18 Korrik 2016, Timi publikon videoklipin "Fundjava".

Më datë 24 Janar 2017, Tim, Trimmy & Genc publikojnë videoklipin "3am".

Më datë 26 Maj 2017, Soni Malaj publikon videoklipin "Pa Ty", në bashkëpunim me Tim. Muzika e këngës u punua nga Dj Aldo, Timi Novoberda (Tim), Soni Malaj, teksti u shkrua nga Timi Novoberda (Tim).

Më datë 9 Gusht 2017, Agon Amiga publikon videoklipin "Po Du", në bashkëpunim me Tim.

Më datë 15 Mars 2019, Tim publikon videoklipin "Eroina".