Tiri Gjoci
  • Vendlindja:
  • Kavaje 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 26 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 5 Nentor 1993
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♏ Akrepi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.8 / Votuan:  10
Këndon kryesisht: rock pop-rock

Tiri Gjoci është këngëtar i njohur. Ka filluar të jetë pjesë e skenave që në moshën 14 vjeçare. Pjesëmarrës në kompeticione të ndryshme; Fitues i çmimit të Parë “The Voice of Albania 5” 2016, si edhe fitues i çmimit “Grupi më i mirë” në Kënga Magjike 2014 me grupin Bon Bon Band. Zëri është dhurata më e bukur që zoti i ka falur. I motivuar dhe i frymëzuar çdo ditë nga fansat e tij, Tiri premton se do të vijë së shpejti me materiale muzikore të reja.

Në Nëntor 2013, Eltina Minarolli & Ardit Cuni merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Mos Shko", në bashkëpunim me Tirin.

Më datë 17 Tetor 2015, Dr. Flori publikon videoklipin "Zemerthyer", në bashkëpunim me Tiri.

Në vitin 2016, Tiri shpallet fitues në The Voice Of Albania 5. Tiri i cili ka qenë në skuadrën e Sidrit Bejlerit, është triumfuesi më i ri i këtij spektakli. Ai ishte përballë konkurrentit Lorenc Hasrama.

Në Shtator 2016, Tiri merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Pa Ty Nuk Mund".

Në Dhjetor 2016, Tiri merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën "Më Zgjo".

Në Dhjetor 2017, Tiri merr pjesë në Festivali i 56-të në RTSH me këngën "Orë E Ndalur".

Më datë 8 Maj 2019, Tiri publikon videoklipin "Zemer". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Tiri.

Më datë 8 Korrik 2019, Tiri Gjoci publikon videoklipin "Kujtimet". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Tiri Gjoci. Videoklipi u prodhua nga Chill Pro, ndërsa produksioni audio u realizua nga Alban Chela.

Më datë 8 Tetor 2019, Tiri publikon videoklipin "Dielli". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Tiri Gjoci. Videoklipi u prodhua nga Chill Pro, ndërsa produksioni audio u realizua nga Enis Mullaj.

Në Dhjetor 2019, Tiri Gjoci merr pjesë në Festivali I 58-Të Në Rtsh me këngën "Me Goten Bosh".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Ish-Anëtar i grupit

Bon Bon Band

Fitues i

Voice Of Albania

Instagrami

Zyrtar

Profili

Facebook

Faqja

Zyrtare

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Tiri Gjoci »