Ka filluar të jetë pjesë e skenave që në moshën 14 vjeçare. Pjesëmarrës në kompeticione të ndryshme; Fitues i çmimit të Parë "The Voice of Albania 5" 2016, si edhe fitues i çmimit "Grupi më i mirë" në Kënga Magjike 2014 me grupin Bon Bon Band. Zëri është dhurata më e bukur që zoti i ka falur. I motivuar dhe i frymëzuar çdo ditë nga fansat e tij, Tiri premton se do të vijë së shpejti me materiale muzikore të reja.
Në vitin 2016, Tiri shpallet fitues në The Voice Of Albania 5. Tiri i cili ka qenë në skuadrën e Sidrit Bejlerit, është triumfuesi më i ri i këtij spektakli. Ai ishte përballë konkurrentit Lorenc Hasrama.