TEKSTESHQIP
Toni Avdia
Ti Me Prek

Teksti :: Song Lyrics
Ti më prek e unë tundohem
Si i djegur bëhem hi,
Kur largohesh, dëshpërohem
Të jetë vallë kjo, dashuri?!

Ti më flet e unë i humbur,
të vështroj… E humb më shumë,
S’gjen themel zemr’ e lëkundur
Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë!

Ti më do edhe m’a thua.
Mirëpo unë s’di s’i ta them,
Të pohoj "dhe unë të dua"
Eshtë një varg, jo një poem’.

Sespe thjeshtë, ndjenjat e mija
Nuk i nxë veç një fjali,
Nuk mjafton as poezia
Do me dhjetra, poezi!

Ti më prek, unë shkrij si hekur
Përpëlitem, bëhem hi,
Kur largohesh, jam i vdekur
Pikë. Kjo quhet dashuri

DËRGOI:
Komente 0