TEKSTESHQIP
Biografia
Grupin "Tonic" nga Ferizaj, mundemi ta quajmë edhe bend familjar. Antaret e ketij grupi jane: Mujadin Nuhiu – këngëtar, Nazmi Aliu - tastierë, Isak Maloku - kitarë, Fehmi Hajra - kitarë, Ilaz Aliu – bas kitarë dhe Shabi Aliu – bateri. Themelues i këtij grupi është Nazmi Aliu, mësimdhënës i muzikës. Qysh në vitin 1974 e themeloi, e pastaj ju bashkëngjitë vëllai i tij bas kitaristi, Ilaz Aliu. Por nuk i la vetëm as djali dajës kitaristi Isak Maloku, kështu ju bashkëngjitë grupit edhe ai, dhe më në fund erdhi edhe djali i axhës daulltari Shabi Aliu, kështu, këngëtari Mujadin Nuhiu dhe kitaristi Fehmi Hajra i ndjerë ishin anëtarë të grupit jashtë familjes, por shokë të tyre që punuan bashkë deri në fund. Anëtarët e parë të bendit ishin : Nazmi Aliu- tastierë, Kamberi- këngëtar, Isak Maloku- kitarë, Ilaz Aliu- bas kitarë, Manda- daulltar. Me këtë formacion asnjëherë nuk kanë incizuar ndonjë këngë. Kanë marrë pjesë edhe disa muzikantë tjerë, por ishin të përkohshëm. Me këta anëtarë mbrëmjeve luanin muzikë live, sidomos weekend-eve, pastaj nëpër manifestime e festa të ndryshme, dhe me vite kanë luajt për absolventët dhe për mbrëmjet e maturantëve të shumë shkollave, etj.

Regjistrimin e parë e kanë realizua në vitin 1977 me këngën "Ma do zemra", në studion e RTP. Në vitin 1978 kanë qenë prezent edhe në TVP me këngën : "Ore djalo djalo i ri". Këto këngë i kanë regjistruar me këngëtarin e quajtur Cek, që për fat të keq emrin dhe mbiemrin nuk ja dimë, ashtu e njihnim të gjithë, i kanë edhe 2 këngë tjera që i kanë inçizuar me te. Regjistrimin e 13 këngëve tjera i kanë realizuar prej vitit 1980. Ky ishte formacioni i bendit e që mbeti stabil deri në fund me këta anëtarë : Nazmi Aliu-tastierë, Fehmi Hajra- kitarë, Mujadin Nuhi- këngëtar, Ilaz Aliu-bas dhe Shabi Aliu-daulltar. Me Isak Malokun -kitarë, kanë regjistrua vetëm 3 këngë, pasi ishte i angazhuar diku tjetër. Tërë veprimtarinë e kanë realizuar me këta anëtarë. Kanë marrë pjesë në Boom festivale prej fillimit, me vite. Ishin prezent nëpër emisione të TV e të radios, dhe mbrëmjeve me muzikë live. Koncertet ishin shumë të rralla, jo vetëm për këtë grup, por për të gjithë. Me ardhjen e Millosheviçit në pushtet u rrënuan të gjitha institucionet në Kosovë, dhe kështu mbetën jashtë institucioneve. Kjo ndikoj shumë që edhe puna tyre të përfundon për një kohë të caktuar. Para disa viteve kitaristi Fehmi Hajra ndërroi jetë, ishte i ri dhe një muzikantë shumë i talentuar, shpesh e kujtojnë me mall. Të tjerët janë të shpërndarë (Ilaz Aliu jeton në Francë, Isak Maloku në Zvicër) po që herë herë takohen në Kosovë dhe bëjnë plane.
Komente 0