TEKSTESHQIP

(1949-2015)

Biografia
Vetëm 3 javë pasi u bë pronar i një banese sociale, por këngëtari i njohur shkodran Tonin Tërshana ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare, duke mos e gëzuar atë. Ai nuk mundi t’i rezistonte sëmundjes së rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Dëshira e tij më e madhe ishte banesa, çelsat e së cilës iu dorëzuan më 1 shtator nga kryebashkiaku Veliaj, e për të cilën artisti kishte pritur 20 vjet. "Kam 20 vjet pa shtëpi. Prej 15 vitesh kam jetuar në Greqi, në emigracion. Prej 20 vitesh paguaj qira dhe më në fund m’u krijua mundësia të jetoj si gjithë të tjerët, të bëj një jetë normale me familjen time",- deklaroi Tërshana në intervistën e fundit.

Nuk e dimë a e realizoi darkën e parë me miqtë në banesë, por dimë që kjo ishte dëshira e tij më e madhe. "Gjëja e parë që do bëjmë sapo të hyjmë në shtëpinë e re, sigurisht do të jetë një darkë me miq, shokë dhe të afërm. Kemi nuk kemi para patjetër që do të bëjmë diçka, pasi për ne është një gëzim i madh. Kjo ishte dëshira jonë më e madhe, shtëpia",- tha këngëtari.

Tonin Tërshana, përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në RTSH, me këngën "Kur vjen pranvera" (Muzika Pjetër Gaci, teksti Fatos Arapi), merr çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Ka marr pjesë në mbi 20 festivale duke zënë 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë "Mjeshtër i Madh".

Vdiq në Tiranë, më 22 shtator 2015.