Biografia
Top Channel nisi për herë të parë transmetimet në 20 dhjetor 2001 dhe në vetëm pak muaj arriti që përmes stafit të krijuesve e gazetarëve, teknologjisë së re dhe ideve inovative të shndërrohej në ekranin kryesor dhe më të dashur për shqiptarët.
Në 15 shtator të vitit 2003, Top Channel arriti mbulimin e plotë me sinjal të territorit të Shqipërisë, si dhe te gjithë kontinentit të Evropës në satelitin Eutelsat_W2, ndërsa në 15 dhjetor 2004, Top Channel e realizoi këtë mbulim nëpërmjet platformës DigitAlb. Në datë 15 gusht 2005, Top Channel mbuloi me sinjalin e vet Amerikën dhe Kanadanë. Në mars të vitit 2006, Top Channel hapi zyrën e saj në Kosovë dhe në qershor te vitit 2008 hapi zyrën e saj në Shkup.
Në datë 10 maj 2009, Top Channel nisi transmetimet ne teknologjinë HD, me finalen e "Top Fest 6", duke u bërë televizioni i parë në Shqipëri dhe rajon që solli këtë risi,në vitin 2012 Top Channel u bë Full HD me kalimin 16:9, duke drekuar kanalin e ri vëtem DigitAlb në fund të shtatorit 2012, deri në 2018-19, është mbyllur duke u përmirësuar në 1080p.
Që në fillim të transmetimeve të tij, Top Channel zgjeroi shumë shpejt gamën e programeve te te gjitha zhanreve, për te gjitha grupe moshat.
Top Channel është televizioni kryesor në Shqipëri për saktësinë e lajmeve të orës së fundit dhe lidhjeve të drejtpërdrejta të ngjarjeve më të rëndësishme të vendit, me edicione speciale për mbulimin, pasqyrimin dhe analizimin e çdo ngjarjeje apo evenimenti të rëndësishëm në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, Kosovë e Maqedoni dhe kudo ku shqiptaret jetojnë ne botë.
Në datën 28 Dhjetor 2023, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nderoi presidentin e Top Media, Dritan Hoxha me titullin "Mjeshtër i Madh", për kontributin që i dha medias shqiptare për krijimin e kësaj medie shqiptare. Pjesë në këtë nderim të presidentit ishin stafi i Top Media, bashkë me presidenten Vjollca Hoxha, bashkëshortja e Dritan Hoxhës, vajza, Lori Hoxha, Ledion Liço, bashkëshortja e Ledion Liços dhe ndërkohë edhe vajza e Vjollca Hoxhës, Sara Hoxha dhe disa të tjerë që ishin pjesë në nderimin e të ndjerit.