TEKSTESHQIP

Trendelina Buci & Faik Buci
Motra Ime Bukur
Lyrics

Motra ime e bukur, sa hije t'ka konga
Ma shum kush ju don ooo burri apo nona?
Për nonën dashnija ka venin e vet
Ka shkru perendija,pa burrë nuk ka jetë.
Ajo që lind burrin o si non do ta keshë
Kur vjen nona jote vjen si një mikeshë
Ajo nusja jote vlla osht ba zonj shpije
Sa her vi tek nona vi si mysafirë.
Motra bohet nuse,vllau bohet dhondërr
Jeta çel si lule e kalon si andërr.
Kur të bohësh vjehërr o mirë ke me pasë
Kur si vajzën tane,a thu ke me dashtë?
Si nuk kam me e dasht ooo se m'fal nipa e mbesa
Sikur nusja jote që na përtrin breza.
T'jet jeta si ora,a kishe me lujte
Me kthy mbrapa vitet meu bo cuc e urte.
Po ty vlla sit duket, a ma mir beqaaar
A burr i martuar e me trash'gimtar.
Motra bohët nuse,vllau bohet dhondërr
Jeta çel si lule e kalon si andërr.

DËRGOI: