Trëndelinë Bucolli ka qenë pjesë e medias për afro 20 vjet, autore e disa emisioneve radiofonike, drejtor programi për një kohë dhe iniciator i fushatave të ndryshme CSR. Krahas punës mediatike, Trendelina ka kaluar mbi 10 vite në marketing, duke menaxhuar disa nga kompanitë më të mëdha në treg. Ajo ishte gjithashtu e përfshirë në Sunny Hill Festival nga viti 2016 për disa vite. Në vitet e para, ajo luajti një rol vendimtar, duke u fokusuar fillimisht në media dhe në punën e promovimit. Që nga viti 2007, Trendelina është aktive në shoqërinë civile, duke mbështetur organizata të ndryshme që promovojnë të drejtat e njeriut.