>
BIOSHQIP
Biografia
Triangle Media Production eshte nje agjenci produksioni mediatik e krijuar ne vitin 2010 ne Tirane. TRIANGLE mundesojne gjithcka lidhur me produksionet audiovizuale, press design & outdoor advertising si dhe Radio & TV broadcasting. Gjithashtu edhe Media Buying. Triangle Media Production, mundeson gjithcka lidhur me produksionin dhe transmetimin e City Radio 88.0 FM (se shpejti: City Radio Vision HD) dhe Shop TV Albania.

Trekëndëshi, është figura më e qëndrueshme gjeometrike. Nisur pikërisht nga ky
fakt, mori emrin edhe nisma jonë për të ndërtuar një strukturë solide të konceptimit,
prodhimit dhe manaxhimit të nevojave promovuese në të gjitha drejtimet; audio, video,
press design & outdoor advertising.

Triangle Productions, është një njësi prodhuese ku bashkohen idetë dhe forca kreative,
përkushtimi dhe mbështetja pa rezerva e bashkëpunëtorëve, në funksion të kualitetit
dhe efektshmërisë.

Pasioni është ai që na bashkon më së pari dhe përtej tij, dëshira për të materializuar
prodhime autentike e të veçanta, gjeneron përkushtimin tonë në punën që bëjmë.

Eksperienca është një plus që na dhuron siguri dhe për më tepër, garancinë se për çdo
problem që mund të haset, patjetër do të gjejmë një zgjidhje profesionale të denjë dhe
artistikisht të bukur.

Triangle Productions ka të instaluara në ambientet e saj një Studio Produksioni Audio
me kapacitet të plotë për realizime audiofonike të çdo zhanri, pajisur me teknologjinë
më bashkëkohore, e cila mundëson prodhimin e një kualiteti absolut e konkurues në
mbarë rajonin.

Pjesë e Triangle Productions është edhe Sektori i Produksionit Video & Graphics, ku
gjithashtu përmes pajisjeve & makinave grafike të fjalës më të fundit, jemi në gjendje
të prodhojmë në çdo zhanër të mundshëm (reklama, klipe, dokumentarë, filma, etj…).
E veçanta jonë e fortë është Produksioni 3D (tre dimensional), drejtim në të cilin po
zhvillojmë disa projekte, e një ndër të cilët; unikal jo vetëm në Shqipëri por në mbarë
rajonin.

Por mbi të gjitha, në Triangle Productions vlejnë Kapacitetet Njerëzore që
administrojnë këtë strukturë dhe manaxhojnë këto pajisje e duke shkuar më tej;
ndërtojnë dhe ndjekin marrëdhënjet me të gjithë bashkëpunëtorët të cilët tek ne
cilësohen mirëfilli partnerë!

Folëm shumë…?!

Në Triangle Productions, ne i kushtojmë shumë rëndësi të vepruarit konkret, prandaj
dhe slogani ynë është: Ne nuk jemi çfarë ne themi. Ne, jemi çfarë ne bëjmë!