>
BIOSHQIP
Biografia
Tringa Kay është emri i artistes më të re në skenën muzikore shqiptare. Këngëtarja nga Prishtina është bërë anëtare e njërës nga kompanitë më të mëdha muzikore në vend, Black Fish Entertainment.

Më datë 28 Maj 2016, Tringa Kay publikon videoklipin "Your Love", në bashkëpunim me Fajt. Bashkëpunimi i femrës së re super seksi të estradës, Tringa, në bashkëpunim me reperin e njohur G Fighter a.k.a Fajt, është i punuar nga Black Fish Entertainment, me producent Genc Prelvukajn. Edhe video është realizuar nga kompania Black Fish. Tringa shfaqet tejet seksi në këtë videoklip, një paralajmërim ky i ditur për të kur është raportuar më parë se ajo po vjen stuhishëm në skenën muzikore.

Më datë 5 Mars 2017, Tringa Kay publikon videoklipin "I Huaj".

Më datë 18 Tetor 2018, Tringa Kay publikon videoklipin "Tradhtar Je Ti". Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, Kreshnik Avdiu, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga XL Films.

Më datë 4 Prill 2019, Tringa Kay publikon videoklipin "Lek Bojna Na", në bashkëpunim me Dakillën. Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, teksti u shkrua nga Da Killa & Tringa Kay, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

Më datë 1 Shtator 2020, Tringa Kay publikon videoklipin "Pse Mu", në bashkëpunim me Ekrem Zeqirin. Muzika e këngës u punua nga Don Arbas, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

Më datë 9 Shtator 2020, Xhavit Avdyli, Lugano & Tringa Kay publikojnë videoklipin "Vaj Vaj".

Më datë 30 Dhjetor 2020, Marsel Ademi publikon videoklipin "Helem", në bashkëpunim me Tringa Kay. Muzika e këngës u punua nga Sokol Koçi, teksti u shkrua nga 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Sokol Koçi. Videoklipi u prodhua nga kompania FRAME Pro.

Më datë 11 Gusht 2021, Tringa Kay & Ekrem Zeqiri publikojnë videoklipin "Ku Je Kon". Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.